6.8 C
Berne
dimanche 10/11/2024

Sot bëhen 78 dite nga bombardimet ruse per ta okupuar Ukrainen, po aq dite sa NATO bombardoi Serbine per ta cliruar Kosovën

Bombardimet ndaj RFJ-së zgjatën nga 24 marsi deri më 1 qershor 1999. Kjo ishte ndërhyrja e dytë e rëndësishme e NATO-s në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Pse Putini vazhdon të flasë për Kosovën. Për Kremlinin, lufta e NATO-s në vitin 1999 kundër Serbisë është mëkati origjinal i Perëndimit – dhe një fyerje poshtëruese për të cilën Rusia duhet të hakmerret.

Sot mbushen 23 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, që përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi dhe të cilat zgjatën 78 ditë. Bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe, 10 vjet më parë, nga udhëheqësit kosovarë vlerësohen si ngjarje historike, që i parapriu çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, si shtet tashmë i njohur ndërkombëtarisht.

 

Redaktori i agzetes zvcerane Le Canton27.ch raporton për pushtimin rus të Ukrainës në ditën e 78 të luftës. Forcat ruse nuk kanë bërë përparime të rëndësishme në Ukrainë dsiteve të fundit, ndërkohë forcat ukrainase kanë fituar më tej terren në verilindje të Kharkiv

Kundërofensiva ukrainase në veri të qytetit të Kharkiv i detyroi trupat ruse në një tërheqje mbrojtëse dhe kërkoi përforcime dhe furnizim me qëllim për të parandaluar përparimet e mëtejshme të Ukrainës drejt kufirit rus.

Tërheqja e forcave ruse nga Kharkiv është një njohje e heshtur e paaftësisë së Rusisë për të pushtuar qytetet kryesore të Ukrainës

Për momentin, përpjekjet ruse përgjatë boshtit jugor dhe në rajonet Donetsk dhe Luhansk mbeten ende të ngecura dhe forcat ruse nuk kanë arritur përfitime të rëndësishme kundër mbrojtjes ukrainase.

Mijëra civilë janë vrarë në qytetin juglindor të Mariupolit dhe « shkalla e vërtetë » e mizorive të supozuara ende nuk është zbuluar.

Mediat boterore flasin japi nje bilanc tragjik te humbjkeve ruse si ne ushatre ashut edhe ne ekonomik dhe maneri ushtrarake. 7,000 ushtarë rusë të vrarë dhe rreth dy deri në tri herë më tepër të plagosur. Sipas këtyre raporteve deri më sot ushtria ruse ka humbur  brenda një muaji të paktën 270 tanke, 258 automjete këmbësorie dhe 178 automjete të blinduara luftarake.

Në dallim nga Kosova dhe shqiptarët, në Ukrainë nuk ka pasur dëbime dhe dhunë masive ndaj rusëve. Ukraina në dallim nga Jugosllavia e dikurshme nuk ndodhet në proces shpërbërjeje. Nga ana tjetër nërhyrja në luftën e Kosovës nuk kishte synim aneksimin e saj nga një vend tjetër as nga SHBA-ja, as nga Gjermania apo ndonjë vend tjetër. Ndërsa ndërhyrja ruse në Krime ka për qëllim shkëputjen e këtij territori nga Ukraina si shtet sovran dhe bashkimin e tij me Rusinë.

Bombardimet ndaj RFJ-së zgjatën nga 24 marsi deri më 1 qershor 1999. Kjo ishte ndërhyrja e dytë e rëndësishme e NATO-s në hapësirat e ish-Jugosllavisë pas bombardimit të pozicioneve të forcave ushtarake të serbëve të Bosnjës e Hercegovinë rreth Sarajevës dhe në pjesët e BeH-së që ishin nën pushtimin e forcave serbe në operacionin « Forca e Qëllimshme », të vitit 1995.

Operacionet e NATO-s përfunduan pas nënshkrimit të marrëveshjes tekniko-ushtarake për tërheqjen e ushtrisë dhe policisë jugosllave nga Kosova.

Dëmet e shkaktuara gjatë bombardimit të RFJ-së u vlerësuan në rreth 30 miliardë dollarë ndërsa numri i saktë i viktimave nuk është publikuar, ndërkaq vlerësohet në mes 1.200 dhe 2.500 të vdekur dhe rreth 5.000 të plagosur.

Arsye e fillimit të bombardimit ishin pikërisht zhvillimet në Kosovë, ku që nga viti 1996 kur filluan përleshjet e para në mes forcave serbe dhe shqiptarëve.
Bashkimi Evropian në mesin e vitit 1998 zgjeroi sanksionet ekonomike kundër Beogradit për shkak të ndërhyrjes serbe në Kosovë, duke vendosur ndalesën e fluturimeve komerciale të kompanive jugosllave në të gjitha 15 vendet anëtare sa numëronte asokohe BE-ja.

Por, në terren, në Kosovë, shkatërrimet e luftës jo vetëm që vazhduan, por ato edhe u intensifikuan.

Bombardimet e NATO-s që i dhanë fund vuajtjeve
Masakra në Reçak shënoi kthesën në luftë, pasiqë komuniteti ndërkombëtar humbi durimin me politikat agresive të Millosheviçit dhe mori vendimin për interevenim ushtarak për të parandaluar eskalimin e mëtejshëm të dhunës në Ballkan.

Diplomati amerikan Richard Holbrook u takua për herë të fundit me Millosheviçin në mars të viti 1999, ku i ofroi shansin e fundit që të pranojë Marrëveshjen e Rambujesë, sipas të cilës, Kosovës do t’i rikthehej autonomia, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) do të çarmatosej dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s do të vendoseshin në Kosovë. Por, Millosheviçi refuzoi kushtet, gjë e cila çoi në bombardimin e NATO-s ndaj FRJ-së.
NATO fillimisht sulmoi caqet përrreth Beogradit. Një nga caqet kryesore të sulmeve të ashpra të forcave të NATO-s ishte aeroporti i Beogradit në Batajnicë, si dhe caqet ushtarake në komunat Vozhdac, Gorcka, Pançevë dhe fabrika e avionëve Utva si dhe zonat Kovina dhe Kaçareva.

Raketat e NATO-s më 23 prill goditën ndërtesën e Radio Televizionit të Serbisë (RTS), dhe për 24 orë u ndërpre transmetimi i programit. Me këtë rast humbën jetën 16 punonjës të RTS-së.

Po ashtu më 7 maj raketat e NATO-s goditën ndërtesën e ambasadës kineze në Beograd, ku jetën humbën tre gazetarë kinezë, gjë që shkaktoi protestën e Pekinit, cka NATO-ja kishte kërkuar falje.Gjatë bombardimit të Serbisë, avionët e NATO-s kanë realizuar 38.000 fluturime, duke sulmuar depot dhe fabrikat e armëve të Serbisë në Beograd, Nish dhe Novi Sad. NATO çdo ditë sulmonte caqet ushtarake në të gjithë ish-Republikën Federale të Jugosllavisë, duke hedhur raketa ndaj aeroporteve, kazermave dhe qendrave të mbrojtjes kundërajrore.

Një nga përpjekjet më të çuditshme të Millosheviçit për të dalë nga kriza ndodhi më 12 prill, kur parlamenti jugosllav miratoi vendimin e qeverisë për pranimin e Beogradit në Unionin e Rusisë dhe Bjellorusisë.
Në të njëjtën kohë, Millosheviçi i dërgoi një letër presidentit të atëhershëm të Rusisë, Boris Jelcin. Në letër kërkohej zyrtarisht pranimi i RFJ-së në Federatën e Rusisë dhe Bjellorusisë. Megjithatë, Moska nuk u pajtua me idenë, duke theksuar se « së pari duhet zgjidhur situata në Kosovë ».
Kjo njëherësh shënon përfundimin e fushatës së NATO-s më 11 qershor 1999. Mbi 860.000 shqiptarët e dëbuar u kthyen në Kosovë, por rreth 100 mijë serbë nga frika u larguan nga Kosova.

Me ndërhyrjen e forcave të NATO-s, Ushtria Jugosllave u tërhoq nga Kosova. Dhjetë vjet më vonë, Kosova shpalli pavarësinë, dhe u njoh nga më shumë se 100 shtete anëtare të OKB-së, e cila vazhdon të mbetet subjekt i polemikave të ndryshme.

Derniers articles