Bernë, 21 tetor -Derisa planeti sot po konfrontohet me katastrofa humanitare, vershime, dridhjet e tokës e rreziqe tjera… sikur lufta e fundit kundër pandemise shekullore COVID-19, komuniteti nderkombëtar se fundit po ballafaqohet edhe me luftra tjera mes popujve , mes vendeve te ndryshme, qe aktualisht eshte me preokupuse ajo mes Rusise dhe Ukrainës, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Imami shqiptar në Bernë Mustafa Memeti shembull integrimi i cili qe 30 vite eshte në shërbim të paqes dhe bashkëjetesës në Zvicër
Pas 300 diteve te invasionit rus ne Ukraine, situata ne rajon dite e sa vie eshte edhe me dramatike, ku me shumti po pesojne fëmijet, grate dhe te moshuarit. Madje, diteve te fundit degjohet edhe zera dhe kercnime për sulme me arme nuklare nga pala ruse. Për perdorimin e bombes atomike nga diktatori rus Vladimir Putin flasin me shqetësim edhe mediat zvicerane dhe ato boterore duke prezentuar pasojat e mëdha ndaj njerëzimit.
Për parandalimin e kesaj lufte sikur Zvicra edhe shume vende tjera demokratike te botes bashke me komunitein nderkombëtar (OKB, BE dhe NATO) jane angazhuar për ta ndalur gjakderdhjen ne rajon per t’i dhene prioritet dialogut.
Dhe mu per keto rreziqe, kercnime me bomba atomike edhe imami i xhamise se kryeqyteti helvetik ne Bernit z. Mustaf Memeti, kryetar i Forumit Kordinativ te Organizatave Shqiptare Islame sot ne diten e xhumase ka dhene nje apel dhe mesazh, duke kërkuar te ndalet lufta dhe palet te heqin dore nga dhuna.
Lutja e imamit shqiptare ne Zvicer ne Bern sot ne diten e xhumase para pellegrineve (xhematit) e dha ne tri gjuhë: ne shqip, arabisht dhe gjemrnaisht, që gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch e ka percjellur.
« E lusim Zotin e gjithesise t’i merr ne mbrojtje dhe meshiren e Tij mbare njerzimin,dhe t’i ruan nga cdo kercnim gjithe shkatrrues berthamor!.. »
نسأل الله أن يحفظ البشرية جمعاء ويحميها من خطر السلاح النووي الشامل.