17.4 C
Berne
lundi 15/07/2024

Bleron Hevziu: Pak perspektivë për të ardhmen e Luginës, aktrimi sfida e të rinjve në Preshevë

Preshevë, 12 shkurt (Lirigzona Nuredini) -Ëndërrat e fëmijërisë shpesh herë ndryshojnë kur të rritemi, kjo ngase në moshën madhore e kuptojm se çka është më e rëndësishme për të ardhmen. Mirëpo jo rrallë herë dëshirat mbeten të fuqishme përkrah vendosshmërisë, por ajo që e dëshmon punën është vullneti  që të ndihmon të dalësh çdo herë fitimtar. Kjo është më e dobishme,  sepse mendimet nuk mund të ngjajnë me realitetin, edhe atëherë kur është e rëndë për njeriun. Kështu mund t’i kuptojmë të rinjtë e një vendi të vogël në një territor të cilët mundohen ta ruajnë qoftë edhe nëpërmes studimeve artin e kulturën e shqiptarëve sepse atyre u duhet ndihmë për të fuqizuar vendin.

Bleron Hevziu nga Rahovica e Preshevës është atudent në vitin e tretë në Universitetin e Prishtinës, pranë fakultetit të Arteve në degën e Aktrimit. Ai,  si edhe shumë studentë të tjerë që studiojnë apo kanë përfunduar studimet në fakultetin e Arteve kanë dëshirë të punojnë për  t’i shërbyer  vendit.

Artistet ne Luginen e Presheves kane telashe sa nga shteti po aq nga pushteti ne Preshevë

Për gazetën zvicerane Le Canton27.ch ai prezentoi ambiciet dhe objektivat e tij dhe punën që bën për gjatë kohës sa është student dhe për të ardhmen e jetës si aktor në Luginë së Preshevës.

* Çfarë të ka shtyer të merresh me art?

Bleron Hevziu: Aktrimi ka qenë ëndërr e imja që në fëmijëri,e pas shkollimit fillor e të mesëm vendosa që të studioj prej vitit 2021 në Fakultetin e Arteve në UP dega Aktrim dhe po punoj vazhdimisht që të realizoj këtë ëndërr në përpikmëri.

  • Sa mendon se ka nevojë Presheva për artistë të rinj duke pasur parasysh probleme që ballafaqohen artistët?

Bleron Hevziu: Presheva ka nevojë shumë për artistë të rinj ,piktor,muzicient,e edhe aktor,regjisor e dramaturg. Problemet qe ballafaqohen artistët mbeten detyrë e qeverive që do t’vijn tutje në Preshevë. Ku si pik kyçe për ti zbeh kto probleme në krye të institucioneve kulturore duhet të vendosen njerëz që jan të shkolluar në atë drejtim e që njohin punën e aktorit,regjisorit e artistëve t’tjerë.

* Pas  studimeve a do të doje të kthehesh në Preshevë për ti shërbyer skenës teatrale apo të vazhdosh karrierën në Kosovë?

Bleron Hevziu:Natyrisht qëllimi i studentave preshevar është që të studiojn e të pergaditen profesionalisht për t’i shërbyer vendlindjes në atë profesion sipas mundësive.Duke marrë parasysh problemin qe e ceka pak më lart e duke i shtuar këtu edhe mosnjohjen e diplomave të Kosovës ,mbetet të shihet pas studimeve si do t’rrjedhin gjërat për t’vendos të vazhdoj karrierën në Preshevë apo në Kosovë.

* Sa ka nevojë të promovohet kultura e shqiptarëve të Luginës në Kosovë e Shqipëri?

Bleron Hevziu: Sipas mendimit tim kultura e traditat të shqiptarëve të Luginës duhet të promovohen në vazhdimësi si në Kosovë e në Shqipëri edhe në Maqedoni e kudo që veprojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës.Sado që në trojet shqiptare traditat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës njihen në masë të madhe.

* Përveç aktiviteteve përgjatë studimeve a ke qenë pjesmarrës në ndonjë aktivitet artistikë?

Bleron Hevziu: Po,perveq provimeve në fakultet kam marrë pjesë në disa shfaqje,filma e seriale në Kosovë. Shfaqje: “Paradox” regjia:Erleta Rexhepi -“Bardh” regjia:Krenare Berisha -“Vdekja e hijshme” regjia:Kastriot Saqipi – “Edipi Mbret” regjia:Blerta Fanaj – “Makbeth” regjia:Qendresa Spahiu – Lexime skenike “Varrmihësi” nga Shkumbin Haxha dhe “Gjurmë” nga Eneida Gjonbalaj- 4 filma te metrazhit të shkurtër…

Tani  jam  pjesë e serialit “Bashkallajk” dhe jemi në proces të shfaqjes “Qeni i Baskërvilëve” në regji të Kastriot Saqipi

* Së fundi je përzgjedhur përfaqësues i studentëve të Luginës në Kosovë dhe cilat do të jenë planet sa i përket këtij përfaqësimi?

Bleron Hevziu: unë tani së fundmi jam zgjedhur kryetar i Unionit Studentor te Luginës së Preshevës në Kosovë,ku sëbashku me pjesën tjetër të kryesis do mundohemi qe në maksimum t’i plotësojm kërkesat e studentave të Luginës duke bashkpunuar me institucionet shtetërore e arsimore në Kosovë dhe ato komunale në Luginë.

 

Derniers articles