Bernë, 18 gusht -« Ko to kaze, ko to laze…da Arkan je ziv?.. » (Kush e thotë këtë, kush gënjen…se Arkani është gjallë?) keshtu dicka na u kujtua nje kënge e njohur serbe qe i shkon edhe nje lajmi spekulativ te mediave serbe, gjoja se krimineli serb Arkan qenka gjallë?!, shkruan fillimisht gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Pra, edhe pas 25 vitesh mediat serbe vazhdojne te merren me Zhelko Razhnatoviç nje rkimnel shefi i mafias serbe ne Ballkan. « Arkani është gjallë, ai jeton larg Serbisë ». Dolën në dritë pretendime që tronditën publikun, njoftoi Ceca Razhnatoviç… » eshte ky titulli qe e hasem sot ne disa gazeta serbe, qe duket me shume se nje enderr e mediave te Beogradit, eshte speklativ dhe nje shkrim për like. Por, zviceranja Carla Del Ponte ish-prokurorja e ICTY ka shuar ëndrrat e serbëve e cila per dy kriminelet serbe qe quante « peshqi te medhenj », Miloshevic edhe për burrin e Ceces kishte deklaruar: Ah sikur Arkani të ishte gjallë!
Carla Del Ponte, si Kryeprokurore e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë (ICTY), ishte e përfshirë në çështjen kundër Zheljko Razhnatovic, i njohur edhe si « Arkan », i cili u padit për krime lufte. Arkani u vra në janar të vitit 2000, përpara se të mund të nxirrej në gjyq. Zyra e Del Pontes lëshoi një deklaratë duke konfirmuar vdekjen e tij dhe duke pranuar aktakuzën. Kjo deklarate i ra ne dore se pari gazetarit shqiptare ne Hagë, sot redaktor i gazets zvicerne ne shqip LeCanton27.ch
Zhelko Razhnatoviç, i njohur si Arkan, ishte shefi paraushtarak serb më famëkeq i luftërave të viteve 1990. Njësia e tij, “Garda Vullnetare Serbe”, ose siç njiheshin ndryshe “Tigrat e Arkanit”, u akuzua për krime luftës në gjithë ish-Jugosllavinë.
Ish-kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, zvicerania Carla Del Ponte ne intervistën e fundit me redaktorin e gazetës zvicerane në shqip LeCanton27.ch kishte deklaruar se « me vjen keq për vdekjen e kriminelit serb të luftës, Arkan, po aq sa për Millosheviçin, të cilëve nuk arritëm t’iu jepnim shpërblimin e merituar në Hagë.. »
E pyetur nga gazetari shqiptar rreth faktit se flitet njësoj si për Millosheviçin ashtu edhe për Arkanin se janë gjallë dhe jetojnë ose në Serbi ose Rusi, Del Ponte është shprehur me sens humori: “Do më pëlqente t’iu besoja këtyre shkrimeve. Ah, sikur Arkani te ishte gjallë. Edhe për Hitlerin thonë se është gjallë”-u shpreh Del Ponte.
Emri i Arkanit nuk ishte i panjohur për Interpolin dhe policine evropaine, ishte perfolur edhe nga eksperte ndekrombëtarë. Në vitin 1999, dy ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Britania iu kërkua të bënin një udhëtim sekret për të ekzaminuar trupat e një familjeje shqiptare të Kosovës që dyshohej se ishte vrarë nga kreu paraushtarak, Zhelko Razhnatoviç – “Arkani”.
Tribunali i Hagës fillimisht e kishte ngritur aktakuzë ndaj Razhnjatoviç në shtator të vitit 1997 për krime të kryera në Kroaci dhe Bosnjë dhe aktakuza ishte mbajtur sekret. Këtë herë ai po hetohej edhe për krime në Kosovë.
Meqe Arkani, sipas mediave serbe, qenka gjallë, Prokuroria e Kosoves mund te ngrisë nje aktakuz dhe te denoje në mungesë Arkanin për krime dhe gjeoncid ne Kosovë
Më 9 dhjetor 1999, Robert McNeil, një ekspert i shquar i mjekësisë ligjore britanike, u telefonua në shtëpinë e tij nga Bill Hunt, një nga patologët më të njohur të mjekësisë ligjore në Mbretërinë e Bashkuar.
Hunt i kërkoi McNeil-it që ta shoqëronte atë në Maqedoni, ku ai ishte ngarkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, që të kryente një mision, të fshehtë e të rëndësishëm, mjeko-ligjor.
McNeil dhe Hunt kishin punuar së bashku më parë, duke ekzaminuar viktimat e masakrave në Bosnje, përfshirë edhe Srebrenicën. Në verën e vitit 1999, McNeil gjithashtu punoi me ekipet mjeko-ligjore të Tribunalit të Hagës të dislokuara në Kosovë për të kryer ekzaminimet për shkaqet e vdekjes së viktimave.
Arkani shihej si një individ i rrezikshëm që mbështetej fshehurazi nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, dhe mbajtjes sekret të aktakuzës nga Tribunali i Hagës, trupat e viktimave duhej të mbroheshin ndërkohë që po vazhdonte hetimi i prokurorëve të tribunalit.
“Për shkak se ishte një rast i një profili shumë të lartë, ata nuk donin të rrezikonin që me trupat të ndodhte ndonjë gjë”, thotë McNeil.
Ai tregon se masat paraprake të sigurisë ishin të bazuara sepse “ ishte djegur morgu i përkohshëm i ngritur afër Prizrenit në Kosovë, ku ne kishim punuar (për Tribunalin e Hagës) në ekzaminimin e trupave të viktimave të tjera të luftës”.
Një raport i publikuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë në dhjetor të vitit 1999 dokumentoi prezencën gjatë luftës të paramilitarëve të Arkanit.
McNeil shpjegoi se aktakuza thoshte se kishte prova që njerëzit e Arkanit, të veshur me uniformat të zeza, kishin një kamp stërvitor në veri të qytetit të Mitrovicës në Kosovë dhe kryesisht vepronin aty afër, po ashtu në Pejë, Prizren e Gjakovë.
Me braktisjen e misionit mjeko-ligjor dhe vdekjen e Arkanit, mundësia për të sjellë këdo para drejtësisë për vrasjet e familjes kishte përfunduar. Deri më tani është dënuar vetëm një nga “Tigrat” e Arkanit; Boban Arsiç u shpall fajtor në mungesë për vrasjen e një çifti në një fshat kroat në vitin 1992.
Por asnjë nga njerëzit e Arkanit nuk është sjellë kurrë para drejtësisë për krimet e kryera gjatë luftës së Kosovës.
Meqe Arkani, sipas mediave serbe, qenka gjallë, Prokuroria e Kosoves mund te ngrisë nje aktakuz dhe te denoje në mungesë Arkanin për krime dhe gjeoncid ne Kosovë, ka shkruar ne fund gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
JA CFARE THUHET NGA HAGA PËR VDEKJE E KRMINELIT SERB – ARKAN
Deklaratë nga Zonja Carla Del Ponte, Prokurore e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë, pas Raporteve për Vdekjen e « Arkanit ».
Hagë, 17 Janar 2000
Deklaratë nga Zonja Carla Del Ponte, Prokurore e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë, pas Raporteve për Vdekjen e « Arkanit ».
Zheljko Raznatoviç, i njohur edhe si « Arkani », u padit nga Tribunali në vitin 1997 për krime të kryera gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi. Kjo aktakuzë mbeti konfidenciale, ose « e mbyllur », pas konfirmimit të saj nga një Gjyqtar i Tribunalit.
Në mars të vitit 1999, urdhri i mbylljes u hoq pjesërisht për të zbuluar se « Arkani » ishte nën aktakuzë nga Tribunali. Megjithatë, përmbajtja specifike e aktakuzës mbeti subjekt i një urdhri moszbulimi dhe ky urdhër është ende në fuqi.
Hetime të tjera që përfshijnë persona që sponsorizuan « Arkanin », ose që ishin të lidhur ndryshe me të, janë duke vazhduar dhe në përputhje me rrethanat nuk kam ndërmend të kërkoj heqjen e urdhrit të konfidencialitetit të aktakuzës.
Edhe pse nuk jam i përgatitur të zbuloj krime ose vende specifike të cituara në aktakuzë, jam i përgatitur të deklaroj se aktivitetet e « Arkanit » në pjesën sllavo-lindore të Kroacisë dhe në Bosnjën lindore dhe veriperëndimore për të gjithë periudhën midis viteve 1991 dhe 1995, janë hetuar plotësisht dhe janë dokumentuar mirë.
Më vjen keq, pas ngjarjeve të raportuara të mbrëmjes së së shtunës, që « Arkani » nuk do të paraqitet në Hagë për t’iu përgjigjur akuzave që ishin ngritur kundër tij. Megjithatë, mbetem i bindur se persona të tjerë që ndanë përgjegjësinë me « Arkanin » për krimet e tij do të nxirren përfundimisht para drejtësisë.