13 C
Berne
jeudi 9/04/2026

Zvicra ende nuk eshte gati të bëjë ekstradimin e Arben Ahmetajt në Shqiperi, siq e kërkon Tirana

Bernë, 20 mars -Rasti i Arben Ahmetaj është një çështje ligjore dhe politike që lidhet me kërkesën për ekstradim nga Zvicra në Shqipëri. Zvicra nuk e dorëzon automatikisht një person ashtu siq mendon Tirana, ajo eshte duke e shqyrtuar situatën, njofton nga Berna gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Autoritetet shqiptare e kanë shpallur në kërkim Ahmetajn për akuza të lidhura me korrupsion (si rasti i inceneratorëve). Ai ndodhet jashtë Shqipërisë dhe është raportuar se gjendet në Zvicër.

Do përkujtuar se Arben Ahmetaj i cili është nje ish-funksionari më i lartë shtetëror, don të tthoe eprsonaliteti  numer 2, menjëhere pas Edi Ramës cili është marrë i pandehur nga prokuroria e posacme,  rezulton se prej 20 shtatorit të vitit 2023 se ka statusin e azilkërkuesit në shtetin e Zvicrës.

Deri më tani sipas gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch nuk ka një vendim përfundimtar për ekstradimin e tij nga Zvicra. Shqipëria mund të kërkojë ekstradimin e Ahmetajt, po kjo e gjithe mvaret nga gjykatat zvicerane, sepse procesi është i gjatë dhe kompleks ligjërisht.

Shqipëria para me shume se dy vitesh ka paraqiotur nje kërkesë zyrtare tek autoritetet zvicerane, për ekstradim e tij por ende nuk ka përgjigjie ng Berna.

Lidhur me kerkesen e Tiranes për esktradimin e ish-zv.kyremnistrti shiptar Arben Ahmetaj Zyra Federale e Drejtësisë dhe Policisë (EJPD) ne Bernë kane njoftuat sot gazeten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch se porcedura e ekstradimit te Ahmetajt eshte ne shqyrtime siper..

« Më 4 shtator 2023, Shqipëria paraqiti një kërkesë për ekstradim në Zyrën Federale të Drejtësisë (FOJ), e cila përfundoi më 1 mars 2024. Procedurat e ekstradimit nuk kanë përfunduar ende. » ka deklaruar sot për LeCanton27.ch znj.Liliane Marti nga Zyra Federale e Drejtësisë dhe Policisë (EJPD /BJ) në Bernë.

Ka shumë raste qe Tirana ka kerkuar te ekstradoje, por Zvicra ka refuzuar!   

Këto vitet e fundit ka pasur disa raste që kane ikur nga Shqiperia dhe kane kërkaur azil ne Zvicer. Psh vellezerit Orik dhe Leart Shyti nga ‘Hakmarrja për Drejtësi’? te cilet edhe pse ishin kerkuar nga Tiran, ata nuk janë ekstaduar asnjëherë në Shqipëri pasi kanë marrë azil në Zvicër në vitin 2004.

Po ashtu ne marsin e Vitit 2017, ne diten kur Edi Rama qendronte në Zvicer, auortet e Bernës i japin azilin ish oficerit shqiptar, ndjekës të tregtisë me drogë. Policia shqipar anti dorgë pasi kishte akuzuar Saimir Tahirin se ai « me veturën e tij trafikohej drogë », zyrtari në fjalë ka ikur nga Shqipëria pasi që u kishte rënë në gjurmë makinacioneve dhe rrugëve të trafikimit të mafisë së fuqishme të drogës, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Zvicra nuk e dorëzon automatikisht një person ashtu siq mendon Tirana, ajo eshte duke e shqyrtuar situatën.

-Bazën ligjore: Duhet të ketë marrëveshje ose bazë ligjore ndërkombëtare për ekstradim. Vepra duhet të jetë krim edhe në Zvicër (pra nje parimi i “dyfishtë i kriminalitetit”).

-Provat: Duhet të paraqiten prova të mjaftueshme nga autoritetet shqiptare.

-Të drejtat e njeriut: Zvicra vlerëson nëse personi do të ketë gjykim të drejtë në Shqipëri. Nëse ka rrezik për trajtim të padrejtë, ekstradimi mund të refuzohet

Derniers articles