Shkup, 26 shkurt -Pas nje vizite ne vitin e kaluar ne Kosovë me rastin e 16-vjetorit të pamvareisë, dhjete gazetaret nderkombetar (OKB) nga Gjeneva po zhvillojne një vizite të radhës pesë ditore ne Maqedonine Veriore. Qe nga dita e marte (25 shkurt..) ne Maqedonine Veriore po qendronë nje delegacion prej dhjete gazetarësh boteror, perfaqesues të mediave prestigjioze ne OKB, per t’u njohur me perseafermi mbi realitetin, rrespektivisht mbi situaten aktuale, zhvillimet politike dhe ekonomike si dhe bashkejetesen ne kete rebulike ish-jugosllave, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Kete turne ne Maqedonine Veriore, gazetaret boteror nga Gjeneva e kane nisur me takimin e pare me zevendes Kryeministrin e pare te RMV z. Izet Mexhiti.
Jean Musy, presindet i Shoqata e Gazetarëve të huaj ne Zvicer dhe Liechtenstein-APES (Association de la Presse Étrangère en Suisse et au Liechtenstein) me seli ne Gjenevë fillimisht, për mikpritje ka falenderuar zevendes Kryeministrin e pare te RMV z. Izet Mexhiti vizte kjo erelazuar nga APES ne bahskepunim me gazetarin tone te njohur Nefail Maliqin, anetar i komitetit të kesaj shoqata nderkombëtare.
« Qëllimi i kesa vizite Maqedonia te gazetareve boteror nga Gjeneva ne Maqedoninë Veriore ishte me rastijn e 33 vjet shtet të kësaj republike ish-jugosllave, integrimet, afer apo larg BE-se”, ka thëne per për gazetehn zvicerane ne shqip LeCanton27.ch z.Jean Musy, president i APES.
«Ishte kënaqësi të mirëpres përfaqësuesit e Shoqatës së Shtypit të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn (APES), një organizatë e rëndësishme që luan rol kyç në informimin e opinionit ndërkombëtar. Mediat, si një nga shtyllat kryesore të shoqërisë demokratike, jo vetëm që ofrojnë informacion dhe kërkojnë transparencë, por edhe nxisin debatin publik dhe analizën e thelluar mbi çështje me rëndësi globale… » ka deklaruar z. Izet Mexhiti ne njoftimin e tij per mediat.
Sipas zv.kryeministrit Mexhiti « Në qendër të bisedës ishte Maqedonia e Veriut, tashmë 33 vjet si shtet dhe rruga e saj drejt Bashkimit Evropian. Në takim theksova edhe një herë angazhimin tonë të palëkundur për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, duke vënë në pah reformat e ndërmarra, sfidat e kapërcyera dhe hapat e mëtejshëm në këtë proces. Integrimi evropian mbetet një prioritet strategjik, i domosdoshëm për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit tone..»
Ne fund gazetaret boteror nga Gjeneva (OKB) vazhduan me nje ser pyetjesh sidomos rreth ndryshimeve te politikave gjostrategjike ne Evrope dhe bote pas luftës ne Ukraine, Gaza dhe rikthimit te presidentin amerikan Donald Trump ne Shtepine e Bardhe, pastj per te drejtat e shqiptareve, sidmos numrin e tyre dhe gjuhen shqipe, per problemet e Maqedonise se Veriut me vendet fqinje Greqine, Bullgarine dhe Serbine me minoritet e tyre ne RMV, per integrimet, larg apo afer BE-se..