6.4 C
Berne
lundi 30/12/2024

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, më 25 prill

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka caktuar datën e zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen Pranverën e vitit 2021.

Kështu, Meta ka dekretuar të dielën e 25 Prillit si ditën kur shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re.

“Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 Prill 2021”.

Dy ditë më parë, Presidenti Meta priti në takime të ndara përfaqësuesit e partive politike në vend, me të cilët diskutoi për të vendosur datën e zgjedhjeve.

Në këto takime, opozita kërkoi datën më të afërt që e lejon Kushtetuta, me argumentimin që “Qeveria Rama duhet të largohet sa më parë”. Ndërsa Kryeministri Edi Rama, mësohet se i komunikoi Presidentit Ilir Meta që të cakonte cilëndo datë me përjashtim të 2 Majit.

Pas ndryshimeve që ju bënë Kodit Zgjedhor, periudhat zgjedhore janë dy; nga 15 Prilli në 15 Maj dhe nga 15 Tetori në 15 Nëntor. /tvklan.al

Derniers articles