19 C
Berne
lundi 22/07/2024

Udhëheqësit e besimit të Kosovës bashkohen kundër martesave të të njëjtit seks

Prishtine, 25 shkurt -Udhëheqësit myslimanë, hebrenj, ungjillorë dhe katolikë kanë shprehur së bashku kundërshtimin ndaj planeve për të njohur të drejtën e martesës së të njëjtit seks në një kod të ri civil, duke këmbëngulur në nevojën për të mbështetur ‘vlerat familjare’, njofton nga Prishtina korrespondenti i gazetes zvicerane Le Canton27.ch

Sipas gazetes Le Canton27.ch, projekt Kodi Civil ne Kosove është hartuar ne korrikun e vitit 2020 (para se te vinte ne krye te qverise Albin Kurti) nga Ministria e Drejtësisë në konsultim me akterët vendor të drejtësisë, partnerët ndërkombëtar dhe shoqërinë civile. Atebote, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë ka mirëpritur sot prezantimin e Projekt Kodit Civil të Kosovës, duke thënë se ai paraqet një hap në drejtimin e duhur për të drejtat e njeriut dhe barazinë për të gjithë.

Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike, Kisha Protestante Ungjillore dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës, kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët kundër nismës së institucioneve të vendit për ndryshimin e projektligjit për Kodin Civil.

Të njëjtat janë shprehur kundër legalizimit të martesave mes gjinisë së njëjtë.

Në emër të katër bashkësive fetare, në një konferencë për medie u lexua deklarata e përbashkët dhe aty u ftua që “të ruhen vlerat tradicionale të familjes”.

Ne deklaratë përfshihet edhe pika që thotë se “ta prekësh ripërkufizimin e martesës, dhe tё pjesëmarrësve nё tё, pra tё burrit i lindur mashkull dhe tё gruas e lindur femёr, cenohet drejtpërdrejt fjala e vullneti i Zotit”.

Derniers articles