0.7 C
Berne
lundi 23/12/2024

Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi dërgohen në Hagë

Prishtinë, 7 nentor -Pas konfirmimit të aktakuzave ndaj tre ish-liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njëjtit u paraqitën në selinë qendrore të EULEX-it, në Prishtinë.

Aty, Rexhep Selimi u paraqit nga ora nëntë e paradites, ku qëndroi për gjashtë orë brenda objektit të misionit ndërkombëtar, njofton Klan Kosova.

E pas tij, tashmë ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, zbarkoi nga ora 10.00.

Kurse, tashmë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u vetëdorëzua rreth orës 12.00.

Nisja e eskortës, në të cilën gjendeshin të tre liderët politikë kosovarë, u bë nga ora 15.00 nga selia e EULEX.

Kurse aeroplani që i dërgoi për në Hagë nga aeroporti ushtarak i KFOR, lëshoi tokën e Kosovës nga ora 16.00.

Në kudër të kronikës, gjenden edhe pamje ekskluzive, të cilat kapi ekipa e Klan Kosovës, e përbërë nga operatorët Agon Bejtullahu e Arben Restelica.Thaçi, Veseli e Selimi dërgohen në Hagë (VIDEO)

Derniers articles