Prishtnë, 7 shtator -Situata e krijuar nga ekstremistët e maskuar serbë që penguar qytetarë me letërnjoftime të Kosovës të kalonin tranzit në Serbi përmes pikave të kalimit kufitar të Bërnjakut dhe Merdarës ka rezultuar një “furtunë në gotë”. « Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë”, shkruan Sveçla në Facebook, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Rreth 24 orë pasi ndërmorën këto akte që u pagëzuan si aksion në shenjë proteste ndaj veprimeve të autoriteteve kosovare në veriun e Kosovës, shoqatat serbë janë tërhequr, duke bërë që të rikthehet normaliteti në Bërnjak dhe Merdarë.
Ka qenë ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla që ka njoftuar se janë larguar bllokadat nga persona të maskuar në pikat kufitare brenda territorit të Serbisë.
Duke qenë se situata paraqitet relativisht e qetë, autoritetet në Kosovë kanë vendosur që t’i rihapin këto dy pika për lëvizjen normale të mjeteve dhe njerëzve.
“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak. Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë”, shkruan Sveçla në Facebook.
Organizatorët e bllokadave duan që Kosova ta tërheqë policinë nga komunat me shumicë serbë në veri, të lejojë përdorimin e valutës së dinarit serb, i cili u ndalua në fillim të këtij viti, si dhe të lejojë punën e komunave paralele serbe.