12.2 C
Berne
lundi 16/09/2024

Sponsorizuar nga Ambasada Zvicerane në Kuvendin shqiptar u zhvillua dhe një gjyq imitues më rë rinjë, me duart të pastra

Tiranë, 5 qershor -Në sallën pleanre të Kuvendit të Shqipërisë është zhvilluar një gjyq imitues me të rinj nga shkollat e mesme të Shqipërisë. Sponsorizuar nga Ambasada Zvicerane dhe organizuar edhe nga Instituti Parlamentar në Kuvend, u zhvillua dhe një gjyq imitues ku të rinjtë paraqitën mendimet e tyre në lidhje me disa propozime ligjore ku simuluan debatin parlamentar.

E pranishme në këtë event ishte deh deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila mbajti një fjalë të shkurtër përpar të rinjve duke diskutuar më tej opinionet e tyre. Ajo kujtoi se në shkollë të mesme ka qenë pjestarë e një prej dy grupeve të debatit që dolën ën finale, që sipas fjalëve të saj nuk arriti të marrë suksesin që kërkonte por që prej saj mësoi.

Më tej ajo u fokusua në diskutimin me të rinjtë mbi të ardhmen e tyre duke biseduar mbi votimin, demokracinë dhe gjithashtu edhe atë që politika ka detyrë të bëj sot. “Beteja jonë për një Shqipëri më të mirë është ajo kur I japim mundësi rinisë të kuptojë se rëndësi ka meritorikracia dhe mundi shpërblehet” u shpreh deputetja e PD ndërsa diskutonte mbi të rinjtë.

Ajo u shpreh se nuk ka përgjegjësi më të madhe se sa të angazhohesh duke vlerësuar punën e të rejave dhe të rinjve nga gjimnazet duke I marrë seriozisht dhe duke punuar për to.

Derniers articles