13.3 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Sipas mediave shqiptare edhe Alma Lama bleu vota për tu bërë ambasadore në Itali

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Imri Demelezi, i ka reaguar Alma Lamës, ish ambasadores dhe ish deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjatë një paraqitje televizive, Lama ka folur për vjedhjen e votave.

Ajo, sipas Demelezit, ka thënë se « ka dhe ka pasur blerje të votës ».

Për këtë deklaratë të Lamës, Demelezi në një postim në Facebook, ka shkruar se dikush duhet t`ia thotë ish deputetes se kishte edhe “shitje të votës”.

Demelezi aludon se në këtë mënyrë Lama është bërë ambasadore në Vatikan.

“Pakurrizorët specie e veçantë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

A.Lama në TV tha « ka dhe ka pasur blerje të votës », dikush duhet me i thënë që kishte edhe « Shitje të votës » dhe tap ambasadore në Itali.

Pakurrizorët specie e veçantë

Derniers articles