0.8 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Shpjegim për nënat shqiptare heroina që evituan një tragjedi në Siegen. Ja pse mediat gjermane edhe zvicerane raportuan « Nënat muslimane heroina (Muslimische Mütter zu Heldinnen) dhe jo nënat shqiptare…

Bernë, 4 shtator -Javën qe e lam pas mediat evropiane, kryesisht ato gjermane dhe zvicerane u muaren me nje rast kriminal qe ndodhi ne Siegen (D) ku nje grua gjermane therri me thike 6 persona. Lidhur me këte mediat gjemane pushtuan mediat e tyre me tituj bombastik «Nënat muslimane heroina (Muslimische Mütter zu Heldinnen) evituan një tragjedi të madhe në Gjermani», tituj keta te cilet ndokujt nuk ju kanë pelqyer, për cka pasuan shumë reagime në rrjetet sociale për origjinën kombetare dhe fetare te grave shpetimtare.

JA DISA TITUJ TË GAZETAVE GJERMANE DHE ZVICERANE PËR AKTIN KRIMANAL NË SIEGEN (D)

-Mediat gjermane dhe zvicerane: Nënat muslimane heroina (Muslimische Mütter zu Heldinnen) evituannjë tragjedi të madhe në Gjermani

-Le Canton27.ch: Nënat shqiptare-muslimane, janë heroina shqiptare që evituan një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

– Mediat e Prishtines dhe Tiranes: Nënat shqiptare heroina evitojnë një tragjedi në Gjermani

Ne fakt gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch me koleget gjermanë ka zbuluar se keto nëna muslimane siq u prezentuan ne mediat gjermane dhe boterore, janë shqiptare (muslimane) nga ballkani qe jetojne ne Gjermani. Se jane nenat shqipare jane muslimane kane raportuar edhe mediat zvicerane me tituj nëpër gazeta: «Nënat myslimane ndaluan sulmuesin me thikë në Siegen» (Muslimische Mütter stellten sich Messerstecherin in den Weg), citon Le Canton27.ch

Gati gjitha mediat gjerman edhe zvicerane per cudi kete gjest te nenave shqiptare ne Gjermani e vleresuan larte po per cudi shtrohet pyetja pse ato nuk titulluan raportimet e tyre « nenat shqiptare » por « heroinat muslimane ».

E lexuam edhe nje shpjegimin e kolegut tone ne Gjermani Bahri Canit i cili kishte te drejtë meqe ishte shume i qarte rreth spekulimeve me nenat heroina që evituan nje tragjedi ne Siegen.

Se për cfare arësye mediat gjermane dhe ato zvicerane per tri gratë shpëtimtare i quajtën « muslimane » e pse jo « shqiptare » do te ishte mire qe gazetaret nga Prishtina dhe Tirana te hulutmojnë, t’i pyesin koleget evropianë. Sidoqfte ne vend te tyre, ne i pyetëm kolleget gjermanë.

Fatkeqësisht në disa media shqiptare vërehet një islamofobi, në emër të patriotizmit!

Gjurmeve te këtij lajm redaksia e gazetes sone (Le Canton27.ch) ka hulumtuart duke kontaktuar koleget gjermanë. Ata na e shpjeguan shkurt se « vërehet koheve te fundit nje islamofobi ne evropë, sepse cka ndodhe një e keqe etikotojne muslimanët ose autori i krimit paska bërtitur « Allahu ekber » ?! Me kete gjest te ketyre grave, ndoshta mediat tona kanë dashur t’i tregojne botes se ka muslimanë te mire, human, madje edhe gara trimersha, sikur ato nena heroina, siq ishte ato tri grate qe shpetuan jetëra të tëra në autobusin e Siegen.. »

Tash cila është e vërtetë «nënat muslimane » (siq raportuan mediat gjermane dhe zvicerane) apo « nënat shqiptare » (siq raportuan mediat albanofone) ? Për ne si medium profesional, jane te dyjat te verteta, pradaj edhe kur kemi raportuar per kete rast kemi shkruar « shqiptare-muslimane », një, per t’mos censuruar kolegët gjermanë dhe zviceranë, dhe dy, për t’mos diskriminuar keto nëna muslimane qe kishin bërë një gjest human dhe shembullor, duke shpëtuar dhjetra jetëra ne autobusin e Siegenit.

Po sikur keto nëna shqiptare me shami te kishin bere ndonje krim apo masaker padyshim se mediat islamofobe tashme te njohura ne Kosovë edhe Shqiperi do te kishin raportiar sio zakonsiht « shqiptare muslimane  » ose « shqiptare me shami ». T ju kujtojme se edhe mediat gjermane vitin e kaluar ja huqen thane se « një musliman beri nje krim » por doli se utori i krimit ishte nje jo musliman, për cka policia gjermane kishte demantuar dhe disa media kerkuan falje, ka shkruar ne fund gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Derniers articles