Beograd, 5 gusht -Dje në mediat serbe u lexuan disa shkrime sa qesharake po aq edhe provokative me tituj, se pse « shqiptaret e Kosovës nuk qenkan gezuar « suksesit » të teniserit serbe Djokovic?.. », qe sipas tyre asnje mediuam kosovar nuk paska shkruar, perveq disave ne Shqiperi, shkruan gazeta Le Canton27.ch
« Shqiptarë, a nuk jeni të turpshëm suksesi i Novak Gjokoviçit në Lojërat Olimpike » (Albanci, zar vas nije sramota! Boli ih uspeh Novaka Đokovića na Olimpijskim igrama) ishte ky titulli i disa mediave serbe, cituar nga gazeta Le Canton27.ch.
Tash shtrohet pyetja a më shume është e turpshme mos me ju gëzuar sukseseve të një komshiu të keq, apo është më turp me ja vra fimijët komshiu, siq vrane serbët gjatë luftes se fundit ne Kosovë i dënuar nga bota demokratike dhe vendet e civilizuara, terror ky që e bëri Kosovën shtetin më të ri ne Evropë!
Teniseri serbë njihet botërisht në Kosove dhe me gjerë si një « racist dhe shovenist », që urren shqiptarët për shkak luftes qe e humben përballë UCK-së që vazhdon me arrogancen e tij të fyej ne cdo hap. Jami deshmitare se ne cdo ndeshje Djokovic provokon Kosoven dhe shqiptaret me mbishkrime të urrejtjes, për te cilin zhargon mediat botërore kanë shkruar se IOC duhet te ragoj dhe dënoj!
« Serbët te vrasin dhe të thonë « gëzohu për mua » për Djokovic, një shovenisti që fyen shqiptaret ?!.. » thone kosovaret për gazeten Le Canton27.ch, që sipas tyre, teniseri serb disa here në ndeshtjet e tija, ka propaganduar kundër Kosovës duke cenuar integritetin terriorial të saj!
Atëherë, si mund te gezohen shqiptaret e Kosoves nje « suksesi » te tille kur ushtria, shteti, vëllezërit i ketij teniseri serb kanë vrarë e masakruar mijëra fëmije, gra e të moshuar shqiptarë, kanë bërë gjenocid dhe ka dhunuar 20.000 femra shqiptare?!..
Kjo i bie sikur mediat kosovare te shkruanin pse « mediat serbe nuk u gëzuan kur u shpall pamvaresia e Kosoves me 17 shkurt 2008 ?.. » apo « pse mediat serbe nuk u gezuan kur Kosova u bë anëtare e FIFA dhe UEFA-s » ?!
Pra, keto shkrime të mediave serbe me pyetjet « pse, shqiptaret nuk u gezuan për Djokovic », jo vetëm se janë qesharake dhe naive, por edhe një « gluposti » te cilat nuk i bëjne ndere, në rend të parë vet mediave dhe Serbisë, por as fqinjesisë së mirë…
Me pas kërkua falja serbet apo presidnti i tyre Alexander Vucic për krime, masakra dhe gjenocid ne Kosovë, ndoshta kosavaret ju kishin gezuar fitores se Djokovic qe mediat shqiptare kane shkruar se eshte me orgjine shqiptare!