Ende pa i numëruar ditët e ekzistencës si portal informativ, NEWS-TV ka sjell në adresën e tij çmimin e parë gazetaresk. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut (SHGM) ka vlerësuar lartë kronikën e NEWS-TV me titull: “Fati i mjerë i nuses nga Shqipëria”.
News-TV ende nuk ka mbushur një vit nga themelimi dhe tashmë në web-in e tij numërohen shumë shikime të kronikave, intervistave dhe emisioneve nga fusha të ndryshme me figura eminente të sferës së politikës, artit, shëndetësisë dhe sportit.
“Falendërojmë SHGM-në për çmimin. Për Neës-Tv është nder dhe sukses i madh të fitojmë çmimin e vitit 2020 për gazetari hulumtuese. Ndihemi të lumtur dhe të gëzuar për këtë sukses, për të cilin meritor është i gjithë stafi i Neës-TV. Ky çmim është shtytje dhe motiv për punë të mëtutjeshme”, tha gazetari Reshat Ibraimi.
Më poshtë mund të përcjellni edhe një herë kronikën që mori çmimin gazetaresk për raportim për tema me rëndësi lokale dhe rajonale për vitin 2020: