Ish-presidenti i Kosoves dhe Kreu i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka reaguar pas akuzave të deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ndaj kryeministrit Albin Kurti, se “vajza e tij nuk flet shqip”.
Pacolli ka treguar se edhe ndaj tij ka pasur sulme të njëjta për fëmijët e tij
Ai ka thënë se fëmijët e tij flasin shqip jo më pak se çdo fëmijë në Kosovë, ndërsa ka theksuar se fëmijët duhet të lihen të flasin në gjuhën që duan ata, transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
z.Pacolli nder tjera ka shkruar se «Askush nuk ka të drejtë të sulmoj askënd duke përdorur fëmijët. Fëmija është i shënjtë për çdo prind pa marrë parasysh kush është ai dhe çfarë profesioni ushtron. Fatkeqësisht edhe mua janë munduar të më sulmojnë se « fëmijët e mi nuk flasin shqip » (Ata flasin shqip jo më pak se çdo fëmijë në Kosovë). Ne sot jetojmë në një botë ku fëmijët mësojnë disa gjuhë në të njëjtën kohë, dhe të gjithë fëmijët janë njësoj të veçantë në zemrat tona. Është e rëndësishme që ne të rriturit t’i lëmë fëmijët të jenë fëmijë, të flasin në çfarë gjuhe duan. Çdo prind dëshiron më të mirën për fëmijën e tij. Fëmija është pasuria më e madhe në jetë.. »