0.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Rama poston foton e Ibrahim Rugovës krah Hashim Thaçit: Liria ka emër!

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar me postimet solidarizuese në Facebook, për luftëtarët e UÇK-së. Kreu i qeverisë ka postuar një foto të dy ish-presidentëve të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.

“Liria ka emër! Shqipëri-Kosovë”, shkruan Rama.

Ish-krerët më të lartë të shtetit të Kosovës dhe UÇK-së, në mënyrë paradoksale, ndodhen në Hagë, të akuzuar për krime lufte.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi për përballen me drejtësinë në Hagë, pas akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale për krime lufte./GazetaShqip

Derniers articles