Gjenevë, 18 shtator -Historia e shqiptarit nga Gareja që ndërtoi helikopterin e tij – dhe gazetarit që po ben përpjekje ta sjelle, talentine nje shqiptari, shpikjen e tij në Panairin Ndërkombëtar të Inovacionit në Gjenevë (International Exhibition of Inventions Geneva)
Ka njerëz që ëndërrojnë të fluturojnë. Ka njerëz që ëndërrojnë të fluturojnë. Ka edhe të tillë që vendosin ta ndërtojnë vetë mjetin që do t’i çojë në qiell. Qani Lutfiu nga Gareja e Karadakut të Preshevës është njëri prej tyre. që ëndrren e realizoi, e beri zhgëndërr.
Qani Lutfiu është një shqiptar nga Presheva i cili ka ndërtuar me duart e tij një helikopter funksional, duke u bërë një nga njerëzit e parë në ballkan që realizon një projekt të tillë vetëm.
Helikopteri i Qani Lutfiut « Made in Presheva » pushtoi mediat shqiptare ne ballkan e pastaj edhe ato te huaja, evropiane!

Për këtë shpikje dhe inovacion, Qani Lutfiu është vlerësuar me çmime dhe ka marrë vëmendje të gjerë në media.
Para më shumë se një dekade, emri i tij filloi të bëhej i njohur për një projekt të pazakontë: ndërtimin e një helikopteri njëvendësh, të cilin ky mjeshtër autodidakt po përpiqej ta realizonte me duart e veta.
«Historia e helikopterit tim e tërhoqi menjëherë vëmendjen e gazetarit tonë të njohur ndërkombëtar, Nefail Maliqi, me origjinë po ashtu nga Presheva, i cili jeton në Zvicër dhe vepron prej 30 vitesh pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë…», ka thënë z. Qani Lutfiu për gazetën zvicerane në shqip, LeCanton27.ch.
Gazetari Maliqi, që në shikimin e parë, arriti të identifikonte aftësinë dhe talentin e tij si shpikës. Qaniu ishte një djalë nga Presheva, me profesion automekanik, por talenti i tij shkonte shumë përtej mekanikës së zakonshme. Ai nuk merrej vetëm me makina dhe mekanizma që lëvizin në tokë, por po ndërtonte edhe një pajisje që mund të fluturonte: një helikopter.
Këtë vepër të veçantë e vlerësoi lart gazetari shqiptar nga Gjeneva, Nefail Maliqi, duke e konsideruar atë një histori njerëzore dhe një dëshmi të talentit që meritonte të dilte përtej kufijve të Preshevës.
«Në atë kohë, gazetari Nefail Maliqi ishte i pari që m’u afrua dhe e promovoi këtë histori në media. Kishte edhe gazetarë të tjerë, por ata nuk kishin guximin të shkruanin për të, për shkak se bëhej fjalë për një shpikje të madhe në një vend që në atë kohë ishte pjesë e Serbisë. Do të ishte problematike për atë periudhë, sepse gjendja ishte shumë e acaruar, pra ishim në prag të luftës», ka deklaruar Qani Lutfiu.
«Më dukej e padrejtë që një njeri që po eksperimentonte me një projekt kaq të veçantë të mbetej i izoluar, i njohur vetëm në rrethin e tij…», kishte deklaruar për mediat shqiptare gazetari Nefail Maliqi.
Kështu, historia e Qaniut u bë pjesë e raportimeve të mia dhe, më pas, u përhap edhe në media të tjera shqiptare. Por unë nuk desha që gjithçka të përfundonte vetëm me një artikull.
Doja që kjo histori të shkonte më larg: përtej kufijve të Preshevës, përtej Serbisë dhe madje përtej Ballkanit, drejt një hapësire ku puna, talenti dhe inovacioni mund të vlerësoheshin pa barriera. Synimi im ishte që zëri i këtij shpikësi autodidakt nga Presheva të dëgjohej edhe në Evropë, pikërisht në zemër të saj – në Zvicrën demokratike dhe tolerante.
Mendoja se një njeri që, me mjetet e veta dhe pa mbështetje të madhe institucionale, kishte guxuar të ndërtonte një helikopter, nuk duhej të mbetej vetëm një histori e njohur në rrethin e tij. Ai talent meritonte vëmendje më të gjerë dhe një mundësi për t’u parë edhe përtej kufijve ku kishte lindur dhe punonte.
Një ëndërr tjetër: Si ta sjellim Qaniun në Gjenevën ndërkombëtare
Në atë periudhë pata edhe një ide tjetër: pse të mos e sjellim Qaniun dhe helikopterin e tij në Gjenevë?
Në qytetin ku çdo vit mblidhen njerëz nga vende të ndryshme të botës për të prezantuar inovacione, teknologji dhe shpikje, mendova se historia e një shqiptari autodidakt nga Karadaku do të ishte një prezantim jashtëzakonisht interesant.
Prandaj u përpoqa ta sjell projektin e Qani Lutfiut në Palexpo të Gjenevës, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Shpikjeve të Gjenevës (International Exhibition of Inventions Geneva).
Ideja ishte e thjeshtë, por domethënëse: nga një punëtori-garazh në Preshevë, drejt një salle ndërkombëtare në Gjenevë; nga një fshat i Karadakut, përpara shpikësve, ekspertëve dhe vizitorëve nga e gjithë bota.
Dhe imagjinoni skenën: helikopteri i shqiptarit, me mbishkrimin “Made in Presheva”, i ekspozuar në Gjenevë, në zemër të Evropës, ndërsa pranë tij gazetari shqiptar nga Presheva, Nefail Maliqi, që prej vitesh vepronte pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
A ka më bukur se kaq?
Një shpikës autodidakt nga Karadaku dhe një gazetar nga Presheva në Gjenevën ndërkombëtare – të dy, secili në mënyrën e vet, duke e çuar emrin e Preshevës përtej kufijve.
Do të ishte një pamje simbolike.
Një helikopter i ndërtuar nga një shqiptar i Preshevës, në një nga skenat ndërkombëtare ku ekspozohen ide, shpikje dhe inovacione nga vende të ndryshme të botës.
Për mua, kjo nuk ishte vetëm çështje teknologjie. Ishte edhe një mënyrë për të treguar se talenti shqiptar nuk gjendet vetëm në laboratorët e mëdhenj të Evropës, por mund të lindë edhe në një punëtori të vogël, larg qendrave të mëdha teknologjike.
Një histori që më kujtohet edhe sot
Qani Lutfiu, thotë gazetari nga Gjeneva, mbeti për mua një prej atyre personazheve që gazetaria të sjell përpara dhe që nuk i harron lehtë.
Sepse gazetaria, në fund të fundit, nuk është vetëm të raportosh atë që ndodh. Është edhe të zbulosh njerëz, t’u japësh zë ideve të tyre dhe, kur është e mundur, t’u hapësh një derë drejt një audience më të madhe.
Unë u përpoqa që dera e Qaniut të hapej deri në Gjenevë. Ndoshta helikopteri i tij nuk arriti të ngrihej nga pista e Palexpos. Por historia e tij bëri një udhëtim tjetër: nga garazhi i Karadakut, në mediat shqiptare dhe deri në Gjenevë.
Dhe ndonjëherë, edhe kjo është një mënyrë për të fluturuar…
Por rrugëtimi i këtij projekti nuk ishte i lehtë. Sipas rrëfimit të Qani Lutfiut, ai hasi pengesa nga autoritetet serbe për ta nxjerrë helikopterin nga Serbia dhe për ta çuar në Gjenevë.
Në sfondin e kësaj historie qëndronte edhe një problem më i madh: fakti se shpikësi ishte shqiptar nga Presheva. Për të, këto pengesa nuk ishin thjesht burokratike, por, sipas tij, një tjetër shembull i vështirësive me të cilat përballeshin shqiptarët e Luginës së Preshevës.
«Disa më kanë thënë se duhet ta ndryshosh emrin “Made in Presheva” nëse dëshiron ta nxjerrësh helikopterin jashtë Serbisë. Unë nuk kam pranuar asnjëherë. Edhe nëse helikopteri im nuk e sheh kurrë Zvicrën!», ka pohuar z. Qani Lutfiu.
Unë nuk u mjaftova vetëm duke shkruar për Qaniun. Si gazetar, u përpoqa që këtë projekt ta sillja edhe në Gjenevë, në Palexpo, në kuadër të Ekspozitës Ndërkombëtare të Shpikjeve, në mënyrë që një shpikje e lindur në një punëtori të vogël në Karadak të prezantohej para një audience ndërkombëtare.
Në fund, bashkëbiseduesi ynë për gazetën zvicerane në shqip, LeCanton27.ch, tha me një dozë humori:
«Sikur të mos quhesha Qani, helikopteri im “Made in Presheva” sot do të fluturonte drejt OKB-së në Gjenevë, tek gazetari ynë i njohur, Nefail Maliqi.»
Duke qeshur, Qani Lutfiu shtoi se shpresat nuk i kishte humbur ende:
«Nuk i kam humbur shpresat. Mund të bëj edhe një sakrificë. Ndoshta do ta ndërroj emrin për një javë, vetëm sa për ta ekspozuar talentin tim dhe helikopterin tim në Panairin Ndërkombëtar të Shpikjeve të Gjenevës (International Exhibition of Inventions Geneva).»
Detajet e projektit
- Koha e ndërtimit: Rreth katër vjet e gjysmë punë intensive, pas një periudhe pesëvjeçare planifikimi.
- Kapaciteti: Helikopter njëvendësh, i projektuar për një pilot, me karakteristika që, sipas shpikësit, mundësojnë edhe mbajtjen e peshave më të mëdha.
- Përbërja dhe materiali: Pjesa më e madhe e helikopterit është punuar me dorë dhe është realizuar në mënyrë artizanale nga vetë shpikësi, duke përdorur çelik elastik për strukturën.
- Motori: Motori është siguruar nga Prizreni, Kosovë, dhe ka kubaturë 1250 cm³.
- Pesha: Rreth 379 kilogramë; helikopteri funksionon me benzinë.
- Përmasat: Diametri i helikopterit, së bashku me helikat e rotorit, është rreth 4,30 metra.

