20 C
Berne
mercredi 6/08/2025

Pse poikin kuadrot e shkollume nga PDK-ja? Ket parti e braktisi edhe Elsa Aliu

Elsa Aliu, njëra nga aktivistet më të përkushtuara dhe më të zëshme të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, ka bërë publike largimin e saj nga kjo parti përmes një deklarate emocionale dhe të drejtpërdrejtë, ku thekson zhgënjimin e thellë që ka përjetuar nga brenda strukturave të partisë.
“Nuk u dorëzova prej kundërshtarëve politikë. U rrëzova nga brenda,” – thotë Elsa, e cila për vite me radhë ishte ndër zërat më aktivë në mbështetje të PDK-së në terren.
Ajo tregon se ka dhënë gjithçka për këtë parti – rininë, ëndrrat, kohën me familje dhe vetveten. Por, sipas saj, PDK-ja nuk është më ajo që përfaqësonte dikur: lirinë, drejtësinë dhe shtetndërtimin.
“PDK-në e kam përkrahur për atë që besoja se përfaqësonte. Por ajo është deformuar. Sot, secili mundohet të jetë zot shtëpie në vete, vendimet merren në prapaskena, jo mbi meritë”, thekson Aliu.
Në deklaratën e saj publike, ajo nuk përmbahet duke thënë se nuk u largua për shkak të kundërshtarëve, por sepse u godit nga brenda nga ata që e panë si rrezik, jo si bashkëluftëtare.
Me të, siç thekson Elsa Aliu, po largohet edhe familja e saj, e cila i ka qëndruar besnike PDK-së brez pas brezi, si dhe rrethi i saj i ngushtë politik dhe personal.
“Nuk jam më pjesë e kësaj partie. Jo pse ndryshova unë, por sepse ajo u deformua. Rrugëtimi im politik nuk ndalet. Vazhdoj me ballë lart e bindje të pastra.”
Largimi i Elsa Aliut konsiderohet një goditje për strukturat e PDK-së në Ferizaj, duke qenë se ajo gëzonte mbështetje të gjerë në terren dhe kishte ndërtuar një profil të fortë politik ndër vite.

Derniers articles