21.8 C
Berne
mardi 6/10/2026

Protestuesit sulmojnë fizikisht gazetarin dhe ish-ushtarin e UCK-së Jeton Sopa. Shqetëson heshtja dhe mosdistancimi i AGK-së ndaj rasti nje spiuni te BIA-s qe operone ne Kosovë si « gazetar »

Prishtine, 6 tetor –Një gazetar në krye të detyrës u sulmua fizikisht të hënën pranë Kuvendit të Kosovës. Jeton Sopa, gazetar i portalit “Kosova News”, u sulmua dhe u godit me shuplakë në kokë dhe u shty nga protestues gjatë raportimit në terren. Gazetari nuk duhet të jetë viktimë e përplasjeve politike, por AGK injroi se gazetari Sopa ishte edhe luftetar i UCK-së, shkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Kur dhuna prek gazetarin: Sulmi ndaj Jeton Sopës dhe heshtja që nuk duhet të bëhet normë

Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë momentin kur një prej protestuesve i afrohet Sopës dhe e godet, ndërsa më pas një person tjetër e shtyn dhe e pengon gjatë kryerjes së detyrës. Ngjarja ndodhi në kohën kur jashtë Kuvendit po zhvillohej protesta lidhur me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Sopa, pas incidentit, deklaroi se sulmi lidhej me punën e tij si gazetar dhe me publikimet e tij hulumtuese. Ai bëri të ditur se e kishte raportuar rastin në polici dhe se kërcënimet dhe sulmet nuk do ta ndalnin në punën e tij.

Sulmi ndaj një gazetari, pavarësisht bindjeve të tij politike, prejardhjes, qëndrimeve apo historisë personale, nuk mund të justifikohet me asnjë rrethanë. Gazetari nuk është objekt i protestës. Ai është personi që dokumenton protestën, pyet, raporton dhe informon publikun.

Dhe pikërisht këtu qëndron shqetësimi më i madh: kur një turmë vendos se kush ka të drejtë të flasë, kush mund të filmojë dhe kush duhet të largohet, kufiri mes protestës dhe dhunës ndaj lirisë së medias është kapërcyer.

AGK injoron se gazetari Jeton Sopatshte  luftëtar i UÇK-së

Protesta është një e drejtë demokratike. Edhe kritika ndaj gazetarëve është e lejueshme. Por sulmi fizik nuk është argument dhe kërcënimi nuk është debat.

Në rastin e Sopës, reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ishte i qartë: AGK e dënoi sulmin fizik dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të respektojnë punën e ekipeve mediale dhe të mos i pengojnë ato gjatë raportimit. Edhe pae mediat shqiptare kane raportuar se kolegu Sopa ish lutetare i UCK-së, AGK ka injoruar ket kontribut te kolegut Jeton Sopa si ish-luftëtar i UÇK-së

Por ky rast duhet të shërbejë për një debat më të gjerë: a po bëhet dhuna ndaj gazetarëve një dukuri që po normalizohet në hapësirën publike kosovare?

Pyetja është e rëndësishme sepse Kosova ka një histori të dhimbshme të krimeve të pazbardhura ndaj gazetarëve. Një histori që ende nuk ka marrë përgjigje

Gjatë dhe pas luftës në Kosovë janë vrarë, rrëmbyer ose zhdukur një numër i konsiderueshëm gazetarësh dhe punonjësish të medias.

OSBE-ja ka përmendur 15 gazetarë të vrarë ose të rrëmbyer gjatë periudhës 1998–2005. Këto nuk janë vetëm statistika. Pas çdo emri qëndron një familje, një redaksi dhe një histori e ndërprerë. Dhe pikërisht për këtë arsye, lufta kundër pandëshkueshmërisë së krimeve ndaj gazetarëve nuk mund të jetë çështje selektive.

Sot është Jeton Sopa. Nesër mund të jetë dikush tjetër

Sulmi ndaj Jeton Sopës nuk duhet të reduktohet në një episod të radhës të një proteste politike.

Sepse nëse një turmë mund ta godasë një gazetar dhe ta detyrojë të largohet vetëm sepse nuk i pëlqen ajo që ai raporton, atëherë problemi nuk është më vetëm i një gazetari.

Gazetari mund të jetë i kritikuar. Mund të jetë i gabuar. Mund të ketë pikëpamje që dikujt nuk i pëlqejnë. Mund të kundërshtohet publikisht dhe profesionalisht.

Dhe asnjë kauzë politike, asnjë flamur, asnjë simbol, asnjë protestë dhe asnjë emër i madh i historisë nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën ndaj fjalës së lirë.

Sepse historia e gazetarëve të vrarë dhe të zhdukur në Kosovë është ende një plagë e hapur. Pikërisht për këtë arsye, çdo sulm i sotëm ndaj një gazetari duhet të merret seriozisht.

Të mbrosh gazetarin sot do të thotë të mbrosh të drejtën e shoqërisë për të ditur të vërtetën nesër

Shqetëson heshtja dhe mosdistancimi i AGK-së ndaj rastit të nje spiuni te BIA-s qe operone ne Kosovë si «gazetar»

Ndërkohë, AGK-ja, që udhëhiqet nga Xhemajl Rexha, i afërt me protestuesit dhe opozitën kososvare, ne ragimine AGK-së nuk permendur fare se Jotn Sopa ka qen ish-luiftare i UCK-së. Në të njëjtën kohë, po kjo AGK nuk ishte distancuar as nga Fatmir Sheholli, i cili vepronte në Kosovë si « gazetar » e here « analsit », por që është akuzuar si spiun i Serbisë (BIA) dhe është arrestuar ditë më parë nga Policia e Kosovës për spiunazh në favor të regjimit serb.

Të gjitha këto të shtyjnë të dyshosh në profesionalizmin dhe misionin e Xhemajl Rexhës, i cili prej sa vitesh drejton AGK-në, sikur të ishte një organizatë private e tij dhe jo një organizatë e gazetarëve të Kosovës. Si asociacion, AGK-ja shumë pak ka bërë për hetimin e rasteve të zhdukjes dhe vrasjes së 17 gazetarëve në Kosovë gjatë dhe pas luftës.

Lidhur me neglizhencën dhe mosarrestimin e vrasësve të gazetarëve në Kosovë, Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez, në një intervistë të fundit për gazetën zvicerane në shqip, LeCanto27.ch, ndër të tjera ka deklaruar: “Të qëndrosh pasiv do të thotë të jesh bashkëpunëtor i vrasësve…” (“Staying passive means being an accomplice of murderers.”)

Edhe në Shqipëri, organizatat ndërkombëtare të gazetarëve kanë ngritur shqetësime për sigurinë e gazetarëve dhe mënyrën se si trajtohen ata gjatë protestave dhe raportimit në terren.

Nuk mund të ketë një standard kur gazetari sulmohet nga policia dhe një tjetër kur sulmohet nga protestuesit. Nga Shqipëria në Kosovë, një problem që kërkon standard të njëjtë.

Por standardi duhet të jetë i njëjtë në Prishtinë, Tiranë, Bruksel apo kudo tjetër: gazetari duhet të mund të kryejë punën e tij pa u kërcënuar, pa u goditur dhe pa u detyruar të zgjedhë mes sigurisë personale dhe të drejtës së publikut për t’u informuar.

Në Kosovë, policia ka detyrimin të mbrojë rendin, por edhe të garantojë hapësirën ku gazetarët mund të raportojnë. Organizatat e gazetarëve kanë detyrimin të reagojnë ndaj çdo sulmi, pavarësisht se kush është viktima apo kush janë autorët. Dhe shoqëria ka detyrimin të mos e pranojë dhunën si pjesë normale të debatit politik.

Derniers articles