11.1 C
Berne
lundi 14/10/2024

Pas Von der Leyen, Borrell zhvillon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, do të zhvillojë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën në Nju Jork.

Kjo u njoftua sot nga Komisioni Evropian, sipas të cilit takimi do të mbahet në kuadër të aktiviteteve të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sesioni do të ketë një delegacion të lartë nga BE-ja, përfshirë Borrell dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Prioriteti i BE-së do të jetë adresimi i konflikteve dhe krizave në nivel global,” theksohet në njoftim.

Në një takim të veçantë, presidentja von der Leyen u takua të enjten në Bruksel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi zgjerimin dhe një plan për rritje ekonomike për rajonin.

Pas takimit, Von der Leyen shprehu se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një vend në Bashkimin Evropian.

“Sot pritëm liderët e gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor. Të gjitha këto vende e kanë vendin në Evropë, dhe për këtë jemi duke punuar. Po ashtu, po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me të tona përmes Planit tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin,” shkroi ajo.

Derniers articles