0.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Pas 10 vitesh heshtje, Lugina zgjohen nga gjumi: Shqiptarët paralajmërojnë protestë gjithëpopullore në Preshevë kundër politikave antishqiptare te Beogradit dhe diskriminimit te regjimit serb!

Preshevë, 3 gusht -Pas 10 vitesh, Lugina me ne fund zgjohen nga gjumi: Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka bërë thirrje për protesta gjithëpopullore si kundërpërgjigje ndaj pasivizimit të adresave nga autoritetet serbe, një politikë që është përshkruar si diskriminuese dhe shpopulluese ndaj komunitetit shqiptar, njofton nga Prishtina korrespondenti i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, përmes një video-incizimi në Facebook, tha se ky proces ka sjellë pasoja të rënda për banorët e Luginës, duke u hequr atyre të drejtën e votës dhe duke i detyruar të largohen nga trojet e tyre.

“Diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar ka arritur kufijtë e racizmit. Nuk ka mbetur asnjë familje shqiptare pa u prekur nga ky proces. Për këtë arsye, po përgatitemi për të organizuar një protestë paqësore, gjithëpopullore, në të tri qytetet e Luginës,” u shpreh Lutfiu, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka bërë thirrje për protesta gjithëpopullore si kundërpërgjigje ndaj pasivizimit të adresave nga autoritetet serbe, një politikë që është përshkruar si diskriminuese dhe shpopulluese ndaj komunitetit shqiptar.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, përmes një video-incizimi në Facebook, tha se ky proces ka sjellë pasoja të rënda për banorët e Luginës, duke u hequr atyre të drejtën e votës dhe duke i detyruar të largohen nga trojet e tyre.

“Diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar ka arritur kufijtë e racizmit. Nuk ka mbetur asnjë familje shqiptare pa u prekur nga ky proces. Për këtë arsye, po përgatitemi për të organizuar një protestë paqësore, gjithëpopullore, në të tri qytetet e Luginës,” u shpreh Lutfiu.

Javë më parë, Komisioni Evropian dhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë shprehën shqetësimin e tyre për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke theksuar se kjo praktikë bie në kundërshtim me obligimet e Serbisë për respektimin e të drejtave të pakicave.

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, prej vitesh, kanë paralajmëruar për diskriminim nëpërmjet çaktivizimit të adresave – gjë të cilën përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë e kanë mohuar.

Shaip Kamberi, përfaqësues i pakicës kombëtare shqiptare në Kuvendin e Serbisë, në një letër drejtuar të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në muajin janar të 2023-ës ka shkruar se autoritetet serbe po bëjnë çaktivizim të ashtuquajtur të adresave në vendbanimet e shqiptarëve, me qëllim zvogëlimin e numrit të tyre në Luginën e Preshevës.

Ai, po ashtu, ka theksuar se shqiptarët në Serbi janë viktima të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Deri tani, sipas autoriteteve shqiptare në Luginë, janë pasivizuar rreth 6 mijë adresa në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ndërkohë që regjistrimi i fundit i popullsisë në Serbi numëroi rreth 62 mijë shqiptarë në këtë zonë.

Derniers articles