14.8 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Nxehet Vucici, e nervozon prania e heroinave nga Kosova në OKB, akuzon anëtarët e KS-së

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq është shfaqur i pakënaqur me fjalimin e presidentes Osmani, posaçërisht me katër heroinat nga Kosova të pranishme në mbledhjen e KS të OKB-së.

“Kjo është një farë teatri politik dhe kurth për delegacionin serb. Ajo që e dëgjuam deri tani ishte sikur një proces i krimeve të luftës kundrejt servbëve për diçka që ka ndodhur  25-vjet më parë. Nuk u tha asnjë fjalë e vetme për raportin, asnjë fjalë për gjashtë muajt e fundit. Pse nuk na keni informuar se kush do të ishte pjesë e secilit prej delegacioneve?”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë që aty kanë ardhur të diskutojnë për raportin e UNMIK-ut.

Po ashtu ka thënë se ka edhe gra serbe të dhunuara para 25 vitesh.

Ai mori një përgjigje edhe nga kryesuesja e KS të OKB-së, e cila i tha se ato janë të akredituara dhe se aty nuk ka asgjë të parregullt.

“Sikur nuk i dimë edhe emrat e delegacionit tuaj z. Vuçiq”.

Ndërkohë, Osmani tha se ato nuk janë vetëm gra të mbijetuara nga lufta, por si i përkasin kabinetit të saj, dhe punojnë për kauzat e tyre.

“Natyrisht se përdori të drejtën për t’iu përgjigj kësaj propagande që e dëgjuam nga Vuçiqi më herët. Sa i përket çështjes procedurale që u ngrit dëshiroj t’iu informoj se këto gra përveç që janë avokuese të shkathëta për drejtësinë, po ashtu janë pjesëtare të kabinetit tim, janë kapacitet këshillues”, ka thënë Osmani.

“Vuçiç u përgatit për luftë, por u tremb nga Amerika”, eksperti tregon detajet e tërheqjes

Eksperti për çështjet e sigurisë, Drizan Shala, në një lidhje direkte deklaroi se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kishte gati planin e luftës, por u ndal nga faktori ndërkombëtar.

“Ka pasur një plan për luftë nga ana e Vuçiçit, por faktori ndërkombëtar bëri që gjithçka të ndalej. Deri në shtator nuk do të kemi ndonjë incident të përmasave që mund ta cenojë integritetin territorial, por duhet të jemi të vëmendshëm në patrullim në kufi”, tha Shala.

Sipas tij, sistemi i ri antiraketor Patriot që NATO-ja do të vendosë së shpejti në Kosovë do të ruajë hapësirën ajrore.

Gjithashtu, eksperti i sigurisë theksoi se “vizita e O’Brien në Beograd i dha mesazh Vuçiçit që ka rrjedhur informacion nga bashkëpunëtorët e tij mbi planin e luftës dhe tani e tutje Presidenti serb duhet të jetë i kujdesshëm”.

“Muajt në vijim do të jenë të rënda sepse horoskopi i tij për vitin 2024 nuk është i mirë. Fatkeqësia për të do të jetë integrimi i Kosovës në institucione të rëndësishme evropiane”, theksoi më tej Drizan Shala.

Reagimi i Vuçiqit kur Omsani flet për Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin e Shyhrete Tahirin

Po vazhdon të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila po ballafaqon presidenten Vjosa Osmani me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Këshilltarja e presidentes, Engesa Vitia ka publikuar pamjet kur Vuçiqin duket se nuk e zë vendi kur presidnetja Osmani ia përmend Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin e Shyhrete Tahirin, rë cilët serbët i kanë vrarë familjet e i kanë dhunuar.

Postimi i plotë:

Ky është reagimi i Vuçiqit kur Presidentja Vjosa Osmani flet për Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin e Shyhrete Tahirin

Këto katër heroina janë simbol i forcës, i guximit, i mbijetesës, por edhe i sukseseve të Kosovës.

Fantazia e tmerrshme e Vuçiqit, ja çfarë thotë për bashkëshortin e presidentes Osmani

Presidenti serb në Këshill të Sigurimit të OKB-së, tha se burri i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, ka vrarë dy serb.

Në vazhdim të propagandës së tij, Vuçiq tha se ai krimin e ka kryer me “pushkën e tij që përdor në shërbim”.

“Në anën tjetër asnjëherë sa i përket këtij rasti nuk është ngritur çështja e krimit masiv të kryer nga burri i presidentes Vjosa Osmani që ka përdor pushkën e tij që përdor në shërbim dhe për Krishtlindjet Ortodokse ka vrarë 11 vjeçarin dhe 21 vjeçarin kushëririn e tij.

Nganjëherë mendojmë se fakti se ai është akuzuar vetëm për sjellje të keqe është për shkak të faktit se viktimat kanë qenë asgjë më shumë sesa serb etnik”, tha Vuçiq.

Derniers articles