Një punëtor ka vdekur, një tjetër është lënduar nga rënia e tokës mbi ta në Preshevë, raportojne emdiat serbe, citon gazeta zvicirane Le Canton27.ch
Një punëtor ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë kryerjes së punimeve nga kompania “Saba Belça” në Preshevë kur me shumë gjasa u është shembur dheu.
Këtë informacion e kanë konfirmuar për RTS në Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë
Prokurori ka zhvilluar një hetim me inspektorin e punës dhe sigurisë në punë, është urdhëruar autopsia dhe është urdhëruar mbledhja e informacionit për të përcaktuar përgjegjësinë e personit për ngjarjen në fjalë, sipas Prokurorisë.