5 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Në veri te Kosovës situatë e tensionuar! Qeveria e Kosova vepron konform reciprocitetit dhe marrëveshjeve në Bruksel, serbët revoltohen

Mitrovicë, 20 shtator -Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës (ROSSO) janë vendosur sot në pikat kufitare me Serbinë në veri të Kosovës (Jarine dhe Bernjak) për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për tagrat. E një gjë e tillë nuk ju ka pëlqyer disa qytetarëve serb, të cilët kanë dalë të protestojnë duke bllokuar rrugën, njofton nga Mitrovica korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ndryshe nga sot me vendimin e Qeverisë së Kosovës, asnjë automjet me targa të Serbisë nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës.

Lidhur me këte proces kryemnistrit i Qeverise se Republikes se Kosovës z.Albin Kurti ka deklarohet rreth targave se « asgje nuk eshte duke ndodhe e jashtëligjshme, gjithëcka konform reciprocitetit dhe marrëveshjeve te Brukselit.. », citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Behet me dije se gjihecka eshte nen kontroll, sepse rajoin e Jarines eshte nen mbikqyrje të njersive specila te policise kosovare dhe KFOR-it. Vërehen ne qielle duke fluturuar edhe helikopterë te NATO-s.


Aucune description disponible.Lidhur me situaten e sotme ne Veri te Kosovës ka reaguar edhe BE.
I pyetur nga gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stanotensionet ka deklaruar se « duhet t’i ndalin tensionet të dyja palët. Dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla. Nuk ka alternativë tjetër »

Udhëheqësit e Listës Serbe erdhën në vendkalimin administrativ të Jarinjes për t’i dhënë mbështetjen e tyre serbëve të grumbulluar, pas shfaqjes së njësive speciale të Prishtinës Rosso. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakić i shoqruar me nja dy-tre kryetar te komunave serbe nga revolta po prtestojne me nje grup qytetaresh. Rakiq i bëri thirrje Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të ndihmojë njerëzit dhe të reagojë në përputhje me mundësitë.

Ndërsa, presidentja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviç, shkroi në Twitter me rastin e ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës, duke akuzuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për keqinformimin e serbëve në veri. Kuse Aleksandar Vuçiq, ka kekruar një seancë urgjente të keshillit te sigurise serbe,  me temen mbi ngjarjet e fundit në Kosovë

Ndryshe nje delagecion i Kosovës i përbere nga presidentja Vjosa Osmani dhe Donika Gervalla, shefe e diplmacise kosovare po qendrojnene New York, te cle tdo te zhvillojne nje ser takimesh ne seline e OKB-së ne kohen kur atje po mbahet Sesoni i 76-të i Asamblese se Përgjithshjme te kesaj organizate nderkobëtare.Kryeministri Kurti: Targat e përkohshme nuk janë dëshirë e jona, por imponim nga pala tjetër - SHQIP.com

Derniers articles