13.3 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Në teatrin « Migjeni » në Shkodër mbrëmë u ndoq me intersim të madh premiera « Mall për vendlindjen »

Shkodër, 17 maj -Mbrëmë në teatrin  » Migjeni » të Shkodrës disa qindra artdashës të qytetit dhe të ardhur nga Tirana, me ëndje përcollën, të gjitha minutat e premierës së teatrit poetik:  » Mall për vendlindjen » me regji të Justina Aliaj dhe interpretime nga aktorët:
Justina Aliaj, Merita Smaja, Rajmonda Marku, Jozef Shiroka, Simon Shkreli, Astrit Fani, Fritz Selmani me pjesëmarrjen e Korit  » Prenk Jakova » dhe drejtues muzike Gjon Shllaku.
Një rast i veçantë për të parë se si teatri poetik me një zanafillë që në antikitet e ruan fuqinë e ndikimit artistik dhe magjinë tërheqëse për shkak të artit të fjalës dhe interpretimit të saj.
Me një kujdes sqimatar, regjisorja kishte zgjedhur përfshirjen e dy koreve në një, duke i dhënë ciklit të poezive të zgjedhura nga poetët e tërëkohshëm shqiptarë një plotësim artistik si konceptualisht ashtu edhe efektues.
Me regjistër të veçantë rrezatues në interpretimet e veta të gjithë artistët. Ndërkohë që artistja e paepshme e skenës, diva sfidante Justina Aliaj, jo vetëm që shpalos energjinë e pashtershme, por solli në këtë mbrëmje një art të lartësishëm fjale, interpretimi dhe muzikaliteti. Madje, në mënyrë të përveçëm, të mveshur edhe me efektin nostalgjik dhe mallin vetiak për vendlindjen e saj Shkodrën.
Në ciklin e interpretimeve të saj nga Dritero Agolli dhe autorë të tjerë, solli edhe baladën  » Bukuria e Vasiliqisë » me autor Lefter Çipa. Vërtet një moment kulmor dhe me ndikim shtangës për sallën e mbushur të teatrit. A.C

Derniers articles