1.5 C
Berne
dimanche 24/11/2024

Në Kosovë është hapur Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Ne kete evenment, filantropi Lazim Destani bashkon krerët e shtetit e Kosovës me liderët e politikës dhe të bizneseve

Prishtinë, 25 nëntor -Pas aktiviteteve dyditëshe në Samitin e III-të të Diasporës në Tiranë, ne Kosovë eshte hapur Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ne te cilin venement mori pjese filantropi, humansiti dhe biznemseno me renome boterroe Lazim Desatbni i shoeqeruar nge kreu i shteti te Repuiblikes se Kosovës, kreministrit  shiptar Albin Kurti, shefja e diplomacise znj.Donika Gervalla si dhje presonalitete tjera, njofton gazeat zvicerane Le Canton27.ch
Lazim Destani: diaspora duhet sa më shumë ta drejtojë vëmendjen tek investimet këtu në Kosovë
Në këtë ngjarje, të organizuar nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, isha i ftuar si Kryetar Nderi i Rrjetit Global të Biznesit të Diasporës.
Hapja e kësaj Zyre në Prishtinë i bëri bashkë shumë anëtarë të Unionit të Bizneseve shqiptare në Gjermani, të prirë nga Kryetari i UB z.Nazmi Viqa, autoritete të larta shtetërore të Kosovës, ndër të cilët, Kryeministri Kurti, Zv.Kryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme znj. Gërvalla, Kryetari i qytetit të Prishtinës Përparim Rama, Ish-Presidentët z. Sejdiu e znj. Jahjaga, si dhe personalitete nga klasa politike e vendit. Ishte i pranishëm gjithashtu edhe Zv.Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë z. Matthias Conrad.
Te praishmeve ju eshte drejtuar kryeministri i Republikes se Kosovës Albin Kurti i cili duke pershëndetur mysafret vedbore dhe nga diapsora, ka kekruar nga biznesmet shqiptare ne Gjermani, Zvicer dhe mbare diaspora te invesojne ne Kosovë ne avancimin e proceseve ekonomike dhe zhvllimore vendin tonë.
« Në fjalën time përshëndetëse në këtë ceremoni nënvizova se për shumë afaristë të suksesshëm nga Gjermania e Kosova kjo Zyrë tash e tutje do të krijojë më shumë lehtësira dhe mundësi të reja qasjeje dhe përfaqësimi të drejtpërdrejtë në këto dy vende, por edhe më gjerë… » ka thëne zlazim destani pas takimit për gazeten zvicerane Le Canton27.ch
Gjithashtu z.Desdatni para te pranishmeve ka thëne se « diaspora duhet sa më shumë ta drejtojë vëmendjen tek investimet këtu në Kosovë si dhe më gjerë në rajonin tonë pasi ne po përballemi me dukurinë shqetësuese të largimit të të rinjve tanë nga vendi. Nëse ne si afaristë do kemi mundësi që vetë apo me partnerët tanë të investojmë por edhe të sjellim këtu investitorë të tjerë, me siguri se këtë shqetësim nuk do ta kemi. »

Derniers articles