Hagë, 14 shtator -Sot në Hage, rrespektivisht para selise se spaciale e votuar para dhjete vitesh (2015 nga PDJK dhe LDK) u mbajt nje protestë e emigrsnteve, për t’u solidarizuan me Hashim Thacit, Kadri Veselin dhe te tjeret..për një drejtësi ne procesin e filluar paar pese vitesh, njfotn gazeta zvicerane enship LeCanton27.ch
Emigrantë shqiptarë dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur këtë të dielë përpara Dhomave të Specializuara të Hagës, në një protestë të organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballen me drejtësinë ndërkombëtare.
Protesta u thirr nga organizata të dala nga lufta e UÇK-së dhe nisi me thirrjet “UÇK! UÇK!”, teksa pjesëmarrësit shprehën pakënaqësinë ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.
Sipas tyre, gjykimi i ish-drejtuesve të luftës është i motivuar politikisht dhe përbën një padrejtësi ndaj sakrificës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Të pranishmit mbanin pankarta dhe flamuj kombëtarë shqiptarë, si dhe parulla në gjuhën shqipe dhe angleze me mesazhe që kërkonin drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Disa nga parullat që u vunë re gjatë protestës ishin: “Drejtësia nuk njeh vonesa”, “Gjyqi tani! Jo më pritje pafund” dhe “Liria ka emër”.
Në mesin e protestuesve ndodheshin edhe shumë shqiptarë të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të ndryshme të Evropës.
Kjo protestë vjen një ditë para nisjes së paraqitjes së provave nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po përballen me akuza për krime lufte.
Në seancën e nesërme në Dhomat e Specializuara, në mbrojtje të Thaçit pritet të dëshmojë James Rubin, ish-ndihmës sekretar amerikan i Shtetit gjatë luftës në Kosovë.
Pas tij, në vijim do të paraqiten edhe dëshmitarë të tjerë nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania, kryesisht disa ish-politkaj dhe asnje personalitet aktrual ne SHBA.
Ish-krerët e UÇK-së i kanë mohuar të gjitha akuzat, duke theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka funksionuar si një strukturë e organizuar komanduese dhe nuk ka qenë pjesë e asnjë ndërmarrjeje kriminale. Këte e ka deklaruar ne nje intevsite me redaktorin e gazetës zvicerane LeCanton27.ch (Nefail Maliqin) edhe ish-prokurja e TPI-së znj.Carala del Ponte sipas se ciles « Nuk besoj në trafik organesh, shprehjen “ndërmarrje e përbashkët kriminale” në aktakuzë, e shoh si diçka të ekzagjeruar », sespe UCK-ne nuk mund te karahsasosh me ndërmarrjen kriminale serbe qe bene krime dha masakr mbi popullaten sicile ne Kosovë.. »
Në vitin 2020, Thaçi u padit nga gjykata për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sidomos për « trafik organe ». Ata shkuan ne Hagë për « trafik organe » qe ke kthet te pastër në Kosovë. Por, spacilaja ne aktakuze as qe ju permendin « tarfikun e organeve ». Ata dyshohet se ka qenë përgjegjës për vdekjen e njëqind civilëve. Ish-anëtarë të UÇK-së janë akuzuar gjithashtu për krime lufte.
Dje e votuan spacialen, sot protesotjene kunder saj…
Deputetët e parlamentit të Kosovës (PDK + LDK + SRPSKA LISTA) më 3 gusht të vitit 2015, me shumicë votash kanë votuar ndryshimet kushtetuese, që mundësonin themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, shkruan ne fund gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch