-4.1 C
Berne
mercredi 5/02/2025

Muharrem Salihu nga Medvegja flet drejpërsëdrejti nga protesta: Brukseli dhe ndërkombëtaret duhet t’i thone stop Serbise me pasivizimit e adresave te shqipaterve etnik me qëllim të spastrimi etnik në Luginën e Preshevës

Medvegjë, 3 nentor –Ne protesten e sotme ne Medvegjë kunder politikave diskriminuese te regjimit te Beogradit ne mesin e qinda protestuesve nga mbare Krahina e Lugines se Peresheves dhe diaapora ne balle te saj jane autoritet e Ligines te prire nga Shap Kamberi Deputet, Ardita Sinani kryetare e Preheves, Nevazd Lutfiu nga KKSH,  Muharrem Salihu Drejtues i OJQ AFEDS, Ish këshilltarë komunal në Medvegjë Ish kandidat për Eurodeputet, Shqiperim Musliu (LPD), Ramgi Mustafi dhe perfaqesues tjere nga Qeveria e Kosovës etj.., njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Lidhur me protesten e sotme ne Medvegjë gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.chj ka zhvilluar nje bisede nga vendi i ngjarjes me verpimtarin enjohur ne diapsore nga Medvegja z. Muharrem Salihu Drejtues i OJQ AFEDS, Ish këshilltarë komunal në Medvegjë Ish kandidat për Eurodeputet.

  • Z.Salihu, meqe jeni nga Medevegja sot eshte mbajtur një poeste e madhe ne qytetin e juaj. Cfare u tha dhe cilat ishin  aresyet e kesaj proteste?

Muharrem Salihu: Ajo nuk ishte një protestë politike , e aq më pak për të drejtat e njeriut por këtu është në pyetje spastrimi etnik digjital përmes pasivizimit te rreth 6.000 adresave te shqipaterve etnik ne Medvegjë dhe Luginë. Përmes këtij veprimi në mënyrë arbitrare janë dhe vazhdojnë të sekuestrohen në mënyrë të përzgjedhur adresat e pjestarëve të komunitetit shqiptarë.

  • Thate se behet fjalë për pasivizuar rreth 6.000 adresave te shipaterve ne Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Sa eshte i njoftuar komuniteti ndekrombëatr per keto padrejtesi ?

Muharrem Salihu:  Veprimi i tillë është i njohur si pasivizim i adresave që suspendon egzistencen e njerëzve. Njerëzit e gjallë DEFAKTO i shëndërron në njerëz të vdekur DEJURE. Prandaj derisa juridikisht nuk egzistojnë nuk ka arsye të flitet për qfardo lloj të drejtash qofshin ato individuale, kolektive, fetare, etnike, ekonomike, sociale, humanitare, etj. Sigurisht se qendrat vendimarrëse ndërkombëtare janë në dijeni më shumë se kurr më parë dhe kjo protestë ka për qëllim të ndikojë edhe më shumë në sensibilizimin e opinionit rajonal dhe ndërkombëtar. Brukseli dhe ndërkombëtaret duhet t’i thone stop Serbise me pasivizimit e adresave te shqipaterve etnik ne Medvegjë dhe spastrimet etnike ne Luginën e Preshevës

  • Mund te na flisni dicka me shume per Medvegjën, mesa dime ketu dikur shqptaret ishin shumice apo? Po, sot sa banore dhe sa kkishte dikur. Mendoni se Serbia ia ka arritur me sukses misionit për zbrazjen e shqipatreve nga Medvegja. Pas Medvegjës Bujanoca dhe Presheva a mund ta kene te njejtin fat sikur ata te Medvegjës?

Muharrem Salihu: Sot shqiptarët e Medvegjës deri në vitet e pesëdhjeta ishin shqiptarët e Bajes së Sijarines dhe aty ishin popullatë shumicë absolute . Reformat e njohura territorjale të asaj kohe nga pushteti qendror suprimuan statusin komunal të Bajes duke ja bashkangjitur këto territore komunës së Medvegjes e cila ishte shumë herë më e madhe dhe kryesisht e banuar me popullatë serbe. Kështu shqiptarët e anamedvegjes nga një komunë ku ishin shumicë përfunduan në një komunë si pakicë. Të gjitha ngjarjet dhe përpjekjet e kohës të popullit shqiptarë në Kosovë për më shumë të drejta janë përdorur si pretekst shtesë për presion të vazhdueshëm ndaj shqiptarëve të Medvegjes deri në imponimin e largimit të tyre nga trojet e veta. Deportimi më i madh pas vitit 1878 është ai i pas luftës së fundit në Kosovë . Prandaj veprimi I fundit përmes spastrimit etnik digjital ka për synim rrumbullaksimin e përpjekjeve përgjatë katërmbëdhjetë dekadave rresht të spastrimit të Medvegjes nga elementi Shqiptarë.

Medvegja dhe flamuri kuqezi bashkoi sot shqiptaret dhe lideret e Lugines se Presheves

Derniers articles