3 C
Berne
lundi 23/12/2024

Pacolli nga kompania zvicerane Mabetex Groupe: Punëtoret tanë në Kazakistan janë shëndosh e mire!

Berne, 7 janar -Kompania gjiganteske zvicerane Mabetex Group  per shkak trazirave ne Kazakistan, ka njoftuar per gjendjese se sigurisë te puntorëve, në vendet ku punojnë punëtorët nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Sipas Mabetex Group «jemi ne kontakt te vazhdueshem me punetoret tane ne terre, ata jane shendosh e mirë!» njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Pas kompanisë Ticino qëndron kosovari më i pasur. Mabco Constructions është pjesë e Mabetex Group dhe drejtohet nga politikani, biznesmeni dhe ish-presidneti i Kosovës z. Behgjet Pacolli.

Mabetex Group: Jemi ne kontakt  cdo dite me punëtorët nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ne Kazakistan

« Mabetexi bën me dije se asnjë moment deri më tani nuk është cenuar siguria e punëtorëve të saj në Kazakistan, ata vazhdojnë jetën e tyre normale. Mabetexi ka strukturat e veta të konsoliduara që kujdesen për çdo detaj të jetës së sigurt të bashkëpunëtorëve të saj. Çdo informacion tjetër është i pavërtetë, konspirativ dhe si i tillë shkakton frikë te familjarët në vendlindje dhe dëmton reputacionin e Kompanisë… » ka deklaruar sot për gazeten zvicerane në shqip Behgjet Pacolli i cili ju prine kompanive zvicerane me një projekt prej 100 milione dollaresh për aeroportin modern dhe nderkombetar ne Vlore të Shqipërisë.

Sipas z.Pacolli « këto ministri kanë dhe kontaktet në secilin vend ku punojnë dhe jetojnë puntorët e Mabetexit. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës gjithashtu ka opsionin e hapur që në çdo kohë të kërkojë informacionin e nevojshëm të cilin Kompania ua dërgon menjëherë dhe pa hezitim. »

Kompania gjganteske e inxhinierisë dhe ndërtimit Mabetex Group me sli ne selinë në Lugano të Zvicrës eshte themeluar në vitin 1991 nga Z. Behgjet Pacolli dhe një grup inxhinierësh me eksperiencë në ndërtimtari industriale, është korporata më e madhe ndërtimore në vend që vepron edhe në tregjet botërore.

Gjatë viteve të fundit, Mabetex Group ka krijuar një eksperiencë të bollshme në fushën e dizajnimit të enterierit, në zhvillimin e fabrikave për trajtimin e mineraleve, si dhe atë të përpunimit të ushqimit. Përveç kësaj, Mabetex Group merret edhe me projekte lidhurme mbrojtjen e ambientit si dhe ndërtimin e termocentraleve për pastrimin e ujit.

KAZAKISTANI..Mabetex Group sot vepron ne në 18 shtetete të botë me 14 mijë punëtorë.

Sot, Mabetex Group është një korporatë e cila për një peridhë të shkurtër ka arritur të bëhet njëra ndër kompanitë më të rëndësishme në 18 shtetet e botës në të cilat ajo vepron, me zyrat e saja qendrore të vendosura në Lugano, Zvicër dhe aktualisht ka të punësuar rreth 14 mijë punëtorë.

Presidenti i Grupit Mabetex, z.Afrim Pacolli është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e kompanisë atje dhe konfirmon që situata tashme është më e qete dhe nuk ka vend për panik dhe shqetësim.

Së fundi, Mabetex Group ka filluar edhe me menaxhim të pronave, kryesisht ne Kazakistan, ku ka arritur të ndërtoj në sipërfaqe rreth një milion metra katrorë. Rritja dhe zhvillimi i fuqishëm i Mabetex Group ka rezultuar në rritjen e vlerës së aksioneve të saj me një trend pozitiv prej 1.5 miliard eurosh.

Pas sukseseve të jashtëzakonshme në përfundimin e suksesshëm dhe në afat rekord të projekteve në Rusi, Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, i cili kishte planifikuar transformimin e kryeqytetit të shtetit të tij, nga Almaty në Akmola(më vonë i riemëruar në Astana) fton Behgjet Pacollin dhe Mabetexin e tij që të merr pjesë në projektimin dhe implementimin e projekteve ndërtimore të kryeqytetit të ri.

Në fakt, Mabetexi në kohë record ndërton infrastrukturën fillestare(1996-1997) dhe mundëson transformimin e kryeqytetit nga Almaty në Astana me 10 tetor 1997.
Astana sot është një prej qyteteve më moderne dhe më funksionale në botë. Kontributi i Mabetexit këtu është jashtëzakonisht i madh dhe vlen të përmendet se Mabetex i udhëhequr nga Behgjet Pacolli

Derniers articles