0.3 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Beogradi vazhdon me spastrimet entike në Luginen e Preshevës: Ne Medvegje para vitit 1999 kishte mbi 10.000 shqiptare, ndersa sot janë vetëm 278 ?!

Gazeta zvicerane: Medvegja përballe serbizmit që dikur ishte e banuar me shumice shqiptare.

Medvegjë,  3 nentor –Sot ne Medvegjë, ne qytetin e akademikut Idriz Ajeti qe i dha drite gjuhes shqipe, ne vendlindjene Jim Xhemes qe hapi dyert e  Steit deprtametii amerikan për Kosovën deri në pamvaresine e saj… shqiptaret e Lugines se Presheves pas dy protestave masovike (Bujanoc dhe Presheve) do te pretostojne kunder shtypjes sistematike te te drejtave kombëtare të shqiptareve etnik ne kete pjese te evropës, popullate kjo me e varfur dhe me e diskriminuar ne Evropë, njofton i derguari special  i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nga Medvegja.

Sipas Buba Morines, para vititi 1999 ne Serbi kishte rreth 200.000 shqiptarë vetem ne Beograd kishte mbi 100.000 shqiptare!

Për keto protesta serike te shqipareve ne Luginen e Presheves presidenti i Serbise Aleksander Vucic ne Gjenevë ka folur për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch sipas te cilit « eshte e drejtë e qytetareve te Serbise te protestojne, te manifesotojne pakenaqesitë e tyre… »

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, permes Le Canton27.ch ka paralajmëruar se “shumë shpejt” do t’i vizitojë komunat me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës – Ne Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë – pas protestave të komunitetit shqiptar në dy muajt e fundit.

Beogradi vazhdon me spastrimet entike në Luginen e Preshevës: Ne Medvegje para vitit 1999 kishte mbi 10.000 shqiptare, ndersa sot jane vetëm 278 ?!

Sipas rezultateve të regjistrimit të fundit të popullsisë në vend, në të cilin kanë marrë pjesë edhe shqiptarët, janë 4927 serbë dhe 905 shqiptarë? Por, buirmet shoptare flasin se aty kane mbetur vetem 278 shqiptareqë paart vititi 1999 ishin mbi 10.000 shqiptare. Në gjitha Shkollat shqipe në komunën e Medvegjës momentalisht fillorista dhe të Shkollës Mesme jane vetëm 47 nxënës.

Kur eshte fjala per spastrimet etnike do theksuar se para vititi 1999 ne Serbi ka pasur 200.000 shqiptarë vetem ne Beograd kishte mbi 100.000 shqiptare, shkrua gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar dekleratave te Buba Morines ish-kemsare per migracion en Serbi v ne kohen e diktroit te fundit serb ne ballkan Milosovecit qe kishte pohuar para gazetareve boterorë ne OKB ne Gjenevë.

Sipas autoriteteve shqiptare në Luginë, deri më tani janë pasivizuar rreth 6.000 adresa në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kryetraja e komunës se Presheves

Deputeti Shaip Kamberi, Ardita Sinani, sikur edhe kryetari i KKSH-së Nevzad Lutfiu si dhe Muharrem Salihu, afarist dhe veprimtar i njohur nga Medevegja vazhdimisht kane denuar dhe ngritur zerin kunder ketyre padrejtesive deri ne Gjeneve dhe Bruksel.

Serbia bën “spastrim diskret” në Medvegjë, një vendbanim me shqiptarë, ku banorët flejnë mbi tokën me 500 milionë ton ari…

Kompania “Dunav Minerals”, e cila hulumton bakër dhe arin në Tulare afër Medvegjës, njoftoi sot se në vendburimet e Kiseljakut dhe të Përroit të Verdhë ka 547 milionë tonë xehe. Ky është « burimi total i grumbulluar » në depozita, me nota prej 0.22 gram për ton ar dhe 0.23 për qind bakër, që është 1.26 milion ton bakër dhe 120 ton ar, tha menaxheri i kërkimit Phil Fox, shkruan  gazeta zvcierane ne shqip Le Canton27.ch

Në Medvegjë, vendbanim ky shqiptar, banoret flejne mbi token me 547 milionë ton ari deh bakër. Sipas analisteve nga Presheva, kjo eshte edhe njera nder arësyet e shumta te spastimi tetnik ne kete vendbanim shqiptar, shrkuan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Ndërrmarja me emrin “Dunav mineral” në nje vendabanim shqiptar me emrin Tularë në komunën e Medvegjës, ka zbuluar mijëra tonë ari dhe bakër. Sipas Yellow Creek, thuhet se aty ka 547 tone mininerale prej ari deh bakri, njofton gazeta  zviceraen ne shqip Le Canton27.ch  » duke ju referuar nje raporti nderkombëtar.

« Ne jemi shumë të kënaqur të njoftojmë rritjen e burimeve në depozitën e bakrit dhe arit në Kiseljak, si dhe vlerësimin e parë të burimeve në depozitën e bakrit dhe arit pranë Yellow Creek, » tha Fox.

Ai shtoi se kompania « Danube Minerals » kishte investuar mbi 15 milionë dollarë amerikanë në kërkime gjatë dy viteve të mëparshme.

Ai ka shpjeguar ne vazhdim se “duke pasur parasysh rezultatet inkurajuese, ne jemi duke vazhduar me zhvillimin e studimeve të vlerësimit ekonomik për vlerësimin e ndikimit në mjedis, studimet teknologjike dhe metalurgjike, dhe studimet sociale. Rezultatet preliminare të studimit priten deri në fund të këtij viti”.

Përgjatë viteve të fundit, Medvegja është vënë në shënjestër të politikës serbe, duke tentuar largimin përfundimtar të çdokujt që flet shqip në ato anë. Vetëm katër viteve të fundit, autoritetet serbe kanë fshirë mbi 6 mijë shqiptarë nga regjistri civil në komunën e Medvegjës. Në regjistrimin e vitit 2011 Medvegja numëronte 7438 banorë. Tani, ndonëse pa statistika zyrtare, supozohet se në Mdvegjë janë të regjistruar afërsisht vetëm 500-600 shqiptarë.

Gjëja tjeter shqetesuese mbete po ashtu se në pasivizimin e adresave të shqiptarëve ne Medvegjë, për një veprim të tillë shteti serb nuk lëshon fare një vendim me shkrim që dëshmon se ju është pasivizuar adresa dmth Beogradi nuk don te le gjurme te debimit te shqiptareve qe ndryshe ne gjuhen e diplomacise nderkombëatre njihet si « purification etnique disckrete » (spastrimk etnik i fshehur) te shqiptareve nga ky territor Kosoves Lindore

Ne vazhdim burimet e gazetes Le Canton27.ch njofotjne se pas ketij zbulimi te kesaj pasurie nëntokësore të milionatoneve me ari në vendibanimet shqiptare, krejt e kuptueshme pse viteve te fundit në keto vise shqiptare të njohur si Kosovë Lindore (per  Beogradin Juzna Srbia“ – Serbia Jugore) u bënë spastrime etnike qe ne fakt dikur Medvegja ishte e banuar me shumice shqiptare, kurse sot as pakice, vetem me 400-500 shqipetare e jo si dikur qe kishte rreth 4000 shqiptarë ?!

Pra permes ‘pasivizimit të adresave’ të vendbanimit, shteti serb ka bërë largimin përfundimtar të shqiptarëve nga regjistri civil i Serbisë, duke ua pamundësuar marrjen e dokumenteve të reja, të drejtën e qasjes në shërbime mjekësore ose asistencë sociale e madje edhe largim nga lista e votuesve, që pamundëson pjesëmarrjen në zgjedhje qe nenkupton keta shiptare edhe pse jane nga Medvegja per Beogradin jane « inekzistente » ?!

Derniers articles