14.3 C
Berne
lundi 21/04/2025

Lavrov duke akuzuar perendimin për « racizëm » thote se « Kosova dhe Metohija nuk eshte e pamvaruar se nuk ka pasur Referendum » Gazetari shqiptar ne Gjeneve i perkujton diplomati rus se Lugina e Presheves ka pasur Referendum por jo edhe Krimea!

Bernë, 15 prill -Duke bere nje krahasim mes Republikës së Kosovës me Krimese se okupuar nga Moska, shefi i diplomacise ruse Sergei Lavrov ne një interviste për «Kommersant» nder tjera ka thenë se «Perëndimi e kundërshtoi referendumin në Krime », ndërsa mbështeti shpalljen e njëanshme të pavarësisë së krahinës serbe, racizmin », citon gazeta zvicerane en shqip LeCanton27.ch

Sipas Lavorov « nuk ka referendum në Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë, por se përfaqësuesi i OKB-së, ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, ka thënë vetëm se “Kosova është e pavarur”, me urdhër të SHBA-së.

Gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch i perkujton ministrit rus Lavrov se « shqiptaret etnik në Luginen e Presheves kan pasur referednum me 1-2 mars 1992 po ende eshte ne Serbi » Gazetarit shqiptar ne Gjenevë i kujton ministrit rus se « per dallim nga Lugina, Krimea pa referendum eshte okupuar nga Rusia qe eshtë ne kundershtim me konventat nderkombëtare… »

Lavrov: Sllavëve u ndalohet ajo që u lejohet shqiptarëve për shkak të racizmit perëndimor

Nga këndvështrimi perëndimor, sllavët nuk kanë të drejtën e vetëvendosjes, ndryshe nga shqiptarët, u tha sot gazetarëve ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

« Jo, nuk mundeni, ju jeni sllavë dhe këtu kemi shqiptarë. Këto janë gjëra raciste… Ne nuk i detyrohemi askujt më asgjë, do të sillemi si të duam », tha Sergei Lavrov në një intervistë për Kommersant.

Ai tha se nuk ka referendum në Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë, por se përfaqësuesi i OKB-së, ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, ka thënë vetëm se “Kosova është e pavarur”, me urdhër të SHBA-së.

« Asnjë referendum nuk është mbajtur në Kosovë. Atje, përfaqësuesi i OKB-së, ish-presidenti finlandez z. Ahtisaari, i cili ishte turpëruar nga kjo, thjesht doli dhe tha ‘Kosova tani është e pavarur’. Pa referendum, pa asgjë. Amerikanët i thanë ta bëjë – dhe ai e bëri », vlerësoi Sergei Lavrov, citon LeCanton27.ch

Ai shpjegoi se në atë moment Perëndimi e injoroi plotësisht integritetin territorial të Jugosllavisë, edhe pse nuk kishte asnjë kërcënim për popullsinë shqiptare të krahinës.

« Ata e injoruan plotësisht integritetin territorial të Jugosllavisë! Në momentin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, nuk kishte operacione luftarake në territorin rreth asaj pjese të Serbisë, nuk kishte asnjë kërcënim për popullatën e Kosovës që gjoja duhej të shpëtohej. Kishte një rezolutë që ishte miratuar edhe para se Kosova të shpallte pavarësinë. kufiri i jashtëm i Kosovës – por ata thjesht pështynë dhe filluan në rrugën e shkëputjes”, tha Sergei Lavrov.

Derniers articles