hqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut i dhanë sot lamtumirën Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh që e ngriti letërsinë shqipe në panteonin e letërsisë botërore.
TIRANË- Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut i dhanë sot (3 korrik 2024) lamtumirën kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare. Shkrimtari i madh që e ngriti letërsinë shqipe në panteonin e letërsisë botërore, u nda nga jeta të hënën e 1 korrikut në moshën 88 vjeçare.
Në rrugëtimin e tij në botën e përtejme u përcoll me duartrokitje, karafila të bardhë që u hodhën në arkivol, nderime por dhe polemika, ashtu siç krijoi dhe vepra e tij letrare.
« Cmë panë sytë e cmë tha mendja duke u marrë me funeralin tënd. Së paku më duhet të të falenderoj për këtë telefonovelë të pashkruar e cila është padiskutim për mua ajo shenja që shkruaje se do të bëje para se do të ikje, më dhe atë përgjigje që nuk ta mora dot së gjalli. Që më thoje nuk shkruaj më. Kur të pyesja po përse jo, ma ktheje: I kam thënë të tëra! – tregoi kryeministri Edi Rama ndër rreshtat e fjalimit të tij përkujtimor pranë arkivolit të shkrimtarit Kadare.
Përplasjet e opinioneve në skenë dhe prapaskenë lindën për vendvarrimin e tij, menjëherë sapo u mësua vdekja dhe ngritja e komisionit të posaçëm shtetëror që do të merrej me organizimin e ceremonisë funebre të ‘shqiptarit që i takon botës ».
« …Propozime të pakërkuara për ta varrosur tek Vëllezërit Frashëri, tek parku përballë Rognerit, tek fusha e gjelbërt mbrapa Kryeministrisë, tek Varrezat e Dëshmorëve të Luftës Nacional – Çlirimtare, e deri tek Varrezat e Dëshmorëve në Kosovë. » tregoi Rama.
Homazhet publike ne TKOB
Homazhet publike u mbajtën në TKOB, nga ora 09.00 deri në 12:50, aty ku më parë ishte ngritur (për një shfaqje të planifikuar më parë) një skenografi me bustin e Nënë Terezës që nuk mund të hiqej.
Arkivoli i mbuluar me flamurin shqiptar e lule u vendos në skenë ndërsa në sfond ishte silueta e Nënë Terezës, me vellon e murgeshës e duart që luten me rruzare e një kryq të varur.
« Nën hijen e shenjtores së tij të dashur, Ismaili symbyllur do të ndihej i marrë në mbrojtje nga të tërë ata shumë që s’e donin, po edhe nga ata jo pak që e donin po s’do t’i donte asesi rrotull, përgjatë kalimit të tij nga kjo botë në tjetrën. » tha Rama, i cili ishte dhe organizatori i ceremonisë shtetërore të varrimit.
Në sfond veç muzikës funebre, ishin poezitë dhe pjesë nga proza e tij. Pak metra larg arkivolit, ishte vendosur tavolina me librin e ngushëllimeve. Ata që kishin ardhur për ta nderuar linin nga një shënim në librin e lamtumirës, ndërsa portreti i madh i Ismail Kadaresë rrinte i vështronte.
Të veshur me të zeza bashkëshortja Helena Kadare dhe dy vajzat e shkrimtarit, Gresa dhe Besjana të ulur në reshtin e parë pritën ngushëllimet e një kortezhi të madh me njerëz, pjesë e të cilit ishin dhe krerët më të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës, personalitete të shquara të kulturës dhe artit në botën shqiptare, miq dhe dashamirës të autorit, por dhe qytetarë të thjeshtë, ata që në shtëpitë e tyre kanë një libër të tij dhe me artin i bëri të ëndërrojnë përtej kufijve të Shqipërisë.
Me kërkesë të familjarëve fjalimin e rastit e mbajti vetëm kryeministri Edi Rama, i cili ishte dhe organizatori i kësaj ceremonie
« Ismail Kadareja jetoi si dëshmitar i një fjale për të cilën mori të tëra lëvdatat e nderimet e mundshme të botës dhe të tërë smirën dhe sharjet e mundshme të vendit që e lindi. Nuk e mori çmimin Nobel, po mbeti në arkivat e proçes-verbaleve të Komitetit të Nobelit, i vetmi kandidat për të cilin ka një dosje letrash anonime nga bashkatdhetarët e tij » tha Rama.
Në homazhe nuk munguan personalitetet politike të vendit, si presidenti Bajram Begaj,dy ish presidentët, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, kryetari i Partise së demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Nga Kosova udhëtoi drejt Tiranës presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e kryeministri i Kosovës Albin Kurti me delegacionet e tyre dhe shumë politikanë të tjerë. Nga Maqedonia e Veriut për ti dhënë lamtumirën e fundit Kadaresë kishte ardhur kreu i BDI-së Ali Ahmeti, kryetari i bashkisë së Tetovës. Për ta Kadare ishte zëri në mbështetje të Kosovës dhe shqiptarisë.
Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar. Ndërkaq, për kombin shqiptar, vetë ekzistenca dhe vepra e Ismail Kadaresë është triumf i kulturës mbi injorancën dhe i lirisë mbi diktaturën. Lamtumirë, titani i letërsisë, Ismail Kadare!’’, shkruajti presidentja Osmani në librin e ngushëllimeve.
» Historia me gjithë mitet, politika me gjithë intrigat, gjuha me gjithë bukurinë, me romanet dhe pozitë e Ismail Kadaresë u bënë dije dhe vetëdije për popullin tonë. Lum ne që e patëm kaq shumë. Vepra e tij do të rrojë gjatë, jo vetëm për ne » shkruajti kryeministri Kurti
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti u kërkoi të rinjve të ecin në gjurmët të artit të Kadaresë.
Kadare i pazëvendësueshëm
Për shkrimtarët e bashkëpunëtorët e tij do të mbetet i pazëvendësueshëm
Kadarenë do ta kujtoj si nje mik të dashur dhe shkrimtar të madh të permasave botërore, është fenomen letrar dhe shkolle letrare- tha shkrimtari Fatos Kongoli.
Kam menduar që kurre nuk do ta vuaj që ai nuk është, se ai është diku, edhe sot ai është diku, në panteonin e letërsisë botërore- tha Bujar Hudhri, botuesi i veprave të tij.
Po percjellim njeriun Kadare, por shkrimtari Kadare do jetë gjithnjë te ne. Breza të tërë do ikin dhe ai do të mbetet me veprën e tij- theksoi Rita Petro, shkrimtare.
Ceremonia private në Tufinë
Në orën 12:30 u mbajt një minutë heshtje dhe më pas arkivoli doli nga Teatri i Operas dhe Baletit për të vijuar më pas me një ceremoni familjare mortore drejt varrezave të Tufinës, duke respektuar kështu dëshirën dhe vullnetin e familjarëve që do të ishte dhe vullneti i vetë Kadaresë.
« Sa për sot, është kërkesë legjitime e hijes së tij të pandashme, Helenës, që vendosja e përkohshme e trupit të tij në Tufinë të bëhet vetëm me praninë e familjarëve. S’ka asnjë dyshim se ky do të ishte edhe vullneti i Ismailit nëse do të pyetej, prandaj në emër të saj, u kërkoj të gjithëve respektimin e këtij vullneti dhe mbylljen e homazheve në çastin e nisjes së korteut të vogël familjar nga sheshi këtu, për në varrezat e qytetit » tha Rama.

Shkrimtari i madh do të prehet përkohësisht atje deri kur të jetë gati një banesë e fundit vetëm e tija
Ismail Kadareja e meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tija. Jo bashkë me dëshmorët, sepse ai as ishte dëshmor dhe as nuk kishte gjëkundi, në asnjë qelizë të tijën dëshirën apo gatishmërinë për të rënë dëshmor’ tha Rama
Lamtumire baba!
Ndërsa në ceremoninë private në varrezat e Tufinës fjalën e morën vajzat e tij, Besiana dhe Gresa Kadare
« E përfytyroj që është ngjitur si hyj në panteonin e gjenive të botës dhe na shikon. Një nga mënyrat për t’i bërë homazh është të lexojmë të gjithë përsëri veprat e tij » tha Besjana Kadare.
« Nuk m’a kursente sarkazmat për autorët që unë lexoja. Entuziazmohej sa i gjeja ndonjë rrjesht përshembull nga përkthimi i Nolit që ishte i goditur » kujton Gresa.
Mes dhimjes dhe lotëve lamtumirën e fundit gjeniut të letrave shqipe ia dha dhe nipi dhe mbesa e tij
Lamtumirë baba! thanë në shqip e frëngjisht
Ismail Kadare një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohor, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi, ndërroi jetë në moshën 88 vjeç, mëngjesin e 1 korrikut 2024. Kadare pësoi « arrest kardio-respirator », në shtëpinë e tij dhe vdiq në spitalin e QSUT në Tiranë.
Ndërsa sot me dhimbje e nderime iu dha lamtumira.
« Ai erdhi, shkroi dhe iku!
Ne i kemi vetëm një detyrim. T’ia respektojmë ikjen, duke i dhënë në kohën dhe vendin e duhur një banesë të fundit, ku të mos ndjehet i kërcënuar as nga dashuria e pakërkuar, që e kishte tmerr, as nga fqinjësia asnjëherë e dëshiruar, që e kishte lemeri dhe as jo e jo nga tubimet, nderimet e fjalimet sidomos, që i kishte llahtari » tha Rama në fjalimin e tij të rastit.
Në nder të tij u shpallën dy ditë zie në Shqipëri,(2 dhe 3 korrik 2024) ndërsa në Kosovë u shpall ditë zie data 3 korrik.