Recak, 17 janar -Kosova dhe shqipptareret ne ballkan dher diapore dje dhe sot kane përkjtuar 25-vjetorin e masakrës në Reçak, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Kadri Mustafa: Ambasadori amerikan Wolkeri me falendori per bashkepunimin e babait tim (Shaipit) me OSBE-ne ne vitin 1999 me informacione per masakrimin e 45 civilive shqiptarë nga regjimi kriminel serbë
Me rastin e 25 -vjetorit të masakres se Recakut ne fshat takuam kreret e shetit te Kosovës, por edhe shume lider dhe personaliete tjera kombetare dhe nderkombëtare duke bere homazhe. Ayt ishte ishe diaaspra qe i kontribuoi clirmit te Kosovës. Ne kete përvjetori ne homazhe në Recak takum edhe Kadri Mustafen nje akrtivist i njohur ne Zvicer babai i te cilit ishte i njohur ne fshatin tij Recak si patrot dhe kontrobues i ceshtjes kombëtare.
« Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar. Rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet ne cdo shtëpi te shqiptareve. Nga larg, ne distance per disa metra ne fund te fshatit jane degjuar krisma te shumta dhe britma. Pa nje pa dy babai im ka dalur nga shtëpia, bashkarisht me disa bashkefshatare drejt tek vendi i ngjarjes. Pas pak kane arritur edhe vëzhgues ndekrombëatre ne balle me ambassadorin amerikna të OSBE-së Wliam Wolker të cilin e ka informuar i pari rreth kesaj masakre makaber të regjimit serb qe beri jehone te madhe ne mediat boterore.. » rrefen Kadri Mustafa për agzeten zvcerane ne shqip Le canton27.ch, ate cfare i kishte treguar babai i tij (tashme i ndjere) qe ne vitin 1999 kishte 66 vjec.
Ndërkaq, shefi i misionit të OSBE-së, William Walker kishte shkuar në vendin e krimit shumë shpejt dhe kishte drejtuar gishtin nga lugina e masakrës duke e përcaktuar krimin me tri fjalë: Krim kundër njerëzimit. 26 vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid, tronditi gjithë opinion ndërkombëtar. Ambasadori William Wolker, e cilësoi ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit.
Pas takimit te Kadriut, Shaip Mustafa me ambasdorin amerikan Walker gjate nje konference shtypi aty nga vendi i ngjarjes, por dhe ne Prishtinë tha se “Besoj sinqerisht, se incidenti i Reçakut, për arsye të ndryshme ka çuar në ndërhyrjen e NATO-s, lirinë dhe pavarësinë. Ka pasur faktorë të ndryshëm në atë që ka ndodhur, por pas disa viteve të informatave dhe dëshmisë që Sllobodan Milloshevic po trajtonte popullatën shqiptare në mënyrë barbare është mundësuar ndërhyrja e NATO-s”
Pra, Shaip Mustafa nga Recaku ishte njeriu i pare që e kontatkoi dhe e njoftoi ambasadorin amerikan Wliam Wolker per masakrimin e 45 civilive shqiptarë më 15 janar 1999, shkruajn gazeta zvcerane Le Canton27.ch
Masakra në Reçak tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.
Reçaku atëbotë kishte zënë vend në mediat dhe kancelaritë e shteteve më me ndikim në botë. Ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e kishte dëgjuar lajmin dhe ishte zgjuar me ankth se ç’do t’i sillnin orët në vijim Kosovës.
Sipas Kadri Mustafës « Babi im Shaip Mustafa ne masakër të reçakut kishte 66 vjet. Prinderi im me mëmën time, me vllau Ramushi me barshorten dhe me 4 fmit dhe motra ime e vogla Eminia nuk e kishin lëshuar fshatin dhe shum banor te fshatit se ishin nat koh. Babi im ka qen këntribus per disa aktivitete që ju kan këtkuar ne fshat, nga organizatort e kohes. Baba im në diten e masakrës ka shkuar me shum banor tjer mu informu se qka po ndodh ne vendin e masakrës. Dhe i ka pa te gjith banorët të masakruar dhe i trënditur me at, fotoreporterët e kan zan ket fotographi ne mesin e të masakruarve dhe kjo foto per shum vite ka ber rethin e botës.
« Unë si Kryetar i nëndegës se LDK-së që isha ne Nyon, me 14 janar 99 ne mbramje deri ne mëngjes kam pasur shum telefonata, informata se qka po ndodh me fshatin Reçak. Infërmatën ma te sakt e kemi pas me 15 janar 99 siq dihet 45 te masakruar, burra, gra, pleq dhe fëmijë. Une si kryetar dhe kryesia ime kemi qen të preokupum për dhanjën i informacionëve te antarëve te familjëve qe ishin ne Nyon… » tregon Kadi Msutafa duke perkujtuar ditet evshitra, ditet e masakres se reckaut qe trodnit botën dhe komunietihn nderkombëtare
Nën organzimin e Kadri Mustfaes ne sallën Kolbier ne Nyon te Zvicres eshte qe mbajtur nje ekspozitë me fotot e Masakrës te Reçakut. Organizimi zgjati 11 ditë, ku ka apsur shumë përkujtime, komentime, dokumentacion te ndryshme nga ky organizim. Ku ishin edhe familiart që humbën te dashurit e tyre ne masakren e Reçakut.
Ne vazdhim Kadri Mustafa thotë « Inderuarzoteri gazetar Maliqi edhe ju kur ishit ne ekspozite te maskres se recakut ndamë dhimbjen e madhe ku veq bashardhetarëve nga gjitha trojet shqiptare morrën pjes institucionet, autoritetet shqiptare nga gjithë Zvicra. U slidarizuan, na mbashkangjetën ne dhibjën tonë dhe autoritetët zvicrane dhe qytetarët e Nyonit. »
« I nderuar gazetar ti Kadri Mustafën e njef prej vitët e 90ta si përciellës i delegacioneve te Kosovës në organizaten e Kombve të Bashkume në Gjenevë ku ju ishit aty si gazetar i vetëm shqiptare ne OKB. Vitëve 99 kud ndodh masakra e Recakut une kisha 40 vjet. Sa i përket Ambasadorit William Walker për respektin se kisha per të, qa ka bërë per Kosovën dhe neve shqiptaret pësaqërisht për shpalljën e masakrës të Reçakut si gjeronocid ndaj banorëve të fshatit Reçak., ku i ka edhe rrënjët pavarsia e Kosovës. Me kërkesën e ni shokut tim Hyzriës, murrem pjesë më një drke pune të organizuar nga dy Ambasada Amerikane ku ishte edhe z. William Wolker, me te cilin diskutuam për realitetin në Kosovë i cli ishte i zhgënyer për zhvillim politik dhe ekonomik ne Kosovë aj kishte prit shum ma tepër nga politikant kosovar te kohës… » ka shtuar z.Mustafa.
Kadri Mustafa, veprimtar i njohur në Zvicër në Bernë ishte ne dreke pune si mysafire special i presidentes e Zvicrës
Sot kur flasim për mërgimtarët në Zvicër apo vendet tjera evropiane, nuk bëhet fjalë më per integrim, të cilët e kanë tejkaluar këtë problem, që tashmë janë edhe shembull, por për kontributin me investimet e tyre në vendlindje.
Njëri nga ta është edhe Kadri Mustafa që njihet në Zvicer, afarsit i suksesshëm dhe humanist i njohur për të cilin më së miri flet puna e tij. Mustafa, pos si afarist i njohur eshte edhe nje veprimtar i njohur i ceshtjes kombetare dhe pronar i firmes Alimentation Marché de l’Etraz SARL (Tregu ushqimor i Etraz SARL) kompani kjo e suskesesshme e cila sot eshte konkurrente edhe me kompanite simotra në Zvicer, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Për të gjitha veprimet e tij vullnetare dhe mbështetëse, dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të zhvilluar mirëqenien së bashku rreth tij, Komuna mirënjohëse është shumë e lumtur t’i akordojë z. Kadri Mustafa, meritën e 9-të Qytetare.
Pas drekes Kadri Mustafa ka takuar presidenten e Zvicres znj.Viola Amherd. Fillimsiht z.Mustafa ka falenderuar presidenten e Zvicres për kontributin e popullates zviceran dhe Qeverise helvetike ne Kosovë gjate dhe pas luftes ne rajon. Njëkohesisht afaristi Mustafa ne emer te komunitetit shqiptar ne Zvicer ka falenderuar znj.Amherd për strehimin e mbi 60.000 azilkërkuesve kosovare gjate luftes ne Kosovë te cilet me pastaj u kthyen ne vendlindje ne baza vullnetare.
Kadri Mustafa nga presidetja e Zvicres ka kerkuar nje angazhim me te madhe te qeverise zvicerane ne Kosovë pasi ne Zvicer kemi nje komunitet te rendësishëmdhje të madh ne kete vend.