19.2 C
Berne
mardi 24/06/2025

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami ka pritur gazetarët botëror (OKB) nga Gjeneva. Presidenti i APES z.Musy ka falenderuar nikocirët për mikërpritje dhe bashkpëpunim

Shkup, 27 shkurt – Pas nje vizite ne vitin e kaluar ne Kosovë me rastin e 16-vjetorit të pamvareisë, dhjete gazetaret nderkombetar (OKB) nga Gjeneva po zhvillojne një vizite të radhës pesë ditore ne Maqedonine Veriore.  Qe nga dita e marte (25 shkurt..) ne Maqedonine Veriore po qendronë nje delegacion prej dhjete gazetarësh boteror, perfaqesues të mediave prestigjioze ne OKB, per t’u njohur me perseafermi mbi realitetin, rrespektivisht mbi situaten aktuale, zhvillimet politike dhe ekonomike si dhe bashkejetesen ne kete rebulike ish-jugosllave, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Gjate kesaj vizite te gazetareve boteror ne Shkup me moton «Maqedonia Veriore 33 vjet shtet, integrimet, afer apo larg BE-se » kane takuar dhe do te takojne krere te shtetit, ambasadoren e Zvicres, kryetarë komunash, lidere te nacionaliteve nga opozita, analiste, akademike shqiptare dhe maqedonasë dhe shqiptare, njerez nga kultura, biznesi etj..

Kete turne ne Maqedonine Veriore, gazetaret boteror nga Gjeneva e kane pos autoriteve të larta shtetore  kane takuar edhe kryetarin e komunes me te madhe shqiptare ne RMV z.Bilall Kasamin

Jean Musy, president i Shoqata e Gazetarëve të huaj ne Zvicer dhe Liechtenstein-APES (Association de la Presse Étrangère en Suisse et au Liechtenstein) me seli ne Gjenevë  fillimisht, për mikëpritje ka falenderuar kryetarin e komunes se Tetoves z.Bilalli,  vizite kjo e realizuar nga APES ne bashkepunim me gazetarin tone te njohur Nefail Maliqin, anetar i komitetit të kesaj shoqata nderkombëtare.

« Qëllimi i kesa vizite Maqedonia te gazetareve boteror nga Gjeneva ne Maqedoninë Veriore ishte me rastijn e 33 vjet shtet të kësaj republike ish-jugosllave, integrimet, afer apo larg BE-se”, ka thëne per për gazetehn zvicerane ne shqip LeCanton27.ch z.Jean Musy, president i APES.

«Kisha kënaqësinë sot në hapësirën e Komunës së Tetovës të mirëpres përfaqësuesit e Shtypit të huaj në Zvicër dhe Lihteshtajn (APES). Biseduam për sfidat e pushtetit lokal dhe funksionimin e tij. Po ashtu, gazetarët i informova për historinë dhe kulturën në Tetovë, ekonominë, arsimin dhe turizmin! Ju faleminderit për vizitën dhe bashkëbisedimin e ngrohtë!» ka deklaruar kryetari i Tetovës z.Bilall Kasami ne njoftimin e tij per mediat.

Ne fund gazetaret boteror nga Gjeneva (OKB) vazhduan me nje ser pyetjesh sidomos rreth ndryshimeve te politikave gjostrategjike ne Evrope dhe bote pas luftës ne Ukraine, Gaza dhe rikthimit te presidentin amerikan Donald Trump ne Shtepine e Bardhe, pastj per te drejtat e shqiptareve, sidmos numrin e tyre dhe gjuhen shqipe, per problemet e Maqedonise se Veriut me vendet fqinje Greqine, Bullgarine dhe Serbine me minoritet e tyre ne RMV, per integrimet, larg apo afer BE-se..

Derniers articles