0 C
Berne
samedi 11/01/2025

Kryeministrit shqiptar Albin Kurti kërcnohet me vrasje nga serbët

Prishtinë, 10 janar -Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i Policisë së Kosovës në Prishtinë ka njoftuar se ka arrestuar një person, pas kërcënimeve ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti përmes postimeve në rrjetet sociale në emër të një grupi të quajtur “Brigada Sever”, njfton nga prishtina korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, veprimet hetimore kanë çuar në identifikimin e të dyshuarit, M. R. (mashkull kosovar, lindur në vitin 2004), i cili është arrestuar më 10 janar 2025 në Zveçan.

Gjatë ndalimit, ai është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës dhe është kryer një kontroll në banesën e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie pa leje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka njoftuar se “pas përfundimit të marrjes së deklaratës, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.”, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Hetimet për rastin do të vazhdojnë nën autorizimin e prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Arrestimin e M.R. e ka bërë të ditur edhe Veton Elshani, zv/drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, i cili ka thënë se “arrestimi është kryer për rast kanosje për interesa të krimeve të rënda në Prishtinë”, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Derniers articles