-2.7 C
Berne
vendredi 27/03/2026

Presidenti fancez Emmanuel Macron ka prtiur sot kryeministri shqiptar Albin Kurti në Pallati Elize në Paris

Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka zhvilluar një vizitë në Pallati Elize në Paris, ku është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron

Ai njoftoi se gjatë takimit kanë diskutuar për rolin e NATO në Kosovë, angazhimin e Bashkimit Evropian dhe integrimin e vendit në strukturat evropiane, përcjell “Bota sot”.

Kurti gjithashtu theksoi se ka kërkuar mbështetje nga Franca për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Postimi i plotë

Pata kënaqësinë sot të zhvilloj vizitë dhe të kem drekë pune në Pallatin Elize në Paris me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Për rreth dy orë diskutuam për rolin e rëndësishëm dhe të vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, për angazhimin e misioneve të Bashkimit Evropian, si dhe për përkushtimin e Republikës së Kosovës për harmonizim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Nga Presidenti Macron kërkova mbështetjen e Francës në rrugën tonë drejt integrimit në BE e organizata ndërkombëtare dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes organizimit të forumeve të reja të bizneseve Kosovë–Francë. Gjithashtu, në takim ngrita çështjet e sigurisë, forcimit të kapaciteteve tona mbrojtëse, dialogut me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë.

Derniers articles