12.2 C
Berne
lundi 16/09/2024

Dretjuesit e Interpol-Tirana në Asamblenë e Përgjithshme në Vienë flasin për Le Canton27.ch pas takimit me krerët e Interpolit

Pëllumb Seferi, drejtor i departamentit te policise se shtetit shqiptarë për Marëdhenieve nderkombëtare, në bisede me gazetarin Nefail Maliqin, te derguarin tonë tone special ne Asamblene Gjenerale te Interpol-it

Viene, 29 nentor (Interpol) -Në kuadër të punimeve te Asamblese së Përgjithshme te Interpol-it që po zhvillohen në Vienë ku jane tubuar mbi një mijë pjesëmmarres, delegacione keto nga 195 vende anëtare te Interpol-it, ku po merr pjese edhe nje delegacion nga Tirana, perfaqesues këta nga Interpol-i shqiptar, raporton nga Viena i derguari yne special ne AP te Interpol-it.

Ne Asamblene e Pergjithshme të 91-të të Interpol-it takuam kreret e Interpolit shqiptare si: Idajet Faskaj, drejtues i pare nga Interpol – Tirana dhe drejtuesin e larte Pëllumb Seferi (drejtor i departamentit te Marëdhenive nderkombëtare) si dhe përfaqesuesin e Interpol-it nga Maqedonia Veriore Refik Qerimi, njofton Le Canton27.ch nga Viena.

Kreret e Interpol-it shqiptar ne AP në Vienë takojne presidentin e INTERPOL-it gjeneralmajor Ahmed Naser Al-Rais

z.Pëllumb Seferi, drejtor i departamentit te Marëdhenive nderkombëtare i shoqeruar nga Idajet Faskaj, drejtues i pare nga Interpol Tirana kane takuar sot presidentin e INTERPOL-it gjeneralmajor Ahmed Naser Al-Raisi, me te cilin kane bieseduar kryesisht  rreth punimeve te Asamblese se përgjthshme te Interpoli-t qe po mbahen ne Vienë si dhe për bashkëpunimin e Interpol-it me policine e shtetit ne luften kunder krimit te organizuar.

« Delegacioni ynë, ne kuder te forcimit te bashkepunimit nderkombetar yne njekohesish  ka zhvilluar nje ser takimesh me kreret e interpolit, pos me presidentin e  Interpol-it edhe me  sekretarin e pergjithshem të Interpol-it z.Jürgen Stock, njekohehesisht takime bilaterale me delegacionet e shteteve te tjera si me Italine, Anglinë, Slloveninë, Turqine dhe Marokun… » ka thënë ne fund z.Seferi.

Pas takimit me presidentin e INTERPOL-it gjeneralmajor Ahmed Naser Al-Raisi z.Pëllumb Seferi, drejtor i departamentit te Marëdhenieve nderkombëtare qe po ndjek punimet e Asamblese se Përgjithshme te Interpol-it ne Vienë flet për Le Canton27.ch

« Shqipëria si pjesemarrese e punimeve, si anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale eshte pranuar në vitin 1991. Ne kete Asamble te radhes se Interpolit ketu ne Viene do te behne analiza dhe do merren vendime qe do jene ne interes jo vetëme te policise shqiptare por edhe për mbare komunitetin nderkombëtar ne luften tone te perbashket kunder krimit te organizuar… » ka thëne për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch. z.Pëllumb Seferi, drejtor i departamentit te Marëdhenive nderkombëtare,

Lidhur me bashkepunimin te shtetin shqiptar me Interpol-in ne vazhdim z. Seferi ka thenë se « me Interpoli-n policia e shtetit tone ka bashkepunim të mire, bashkepunim ky i cili konsiston jo vetëm ne kembimin e informacioneve por edhe ne aksione te përbashketa me policine nderkombëtare te Interpol-it kunder dukurive te zeza ne shoqerine tone per te siguruar nje mjedis te sigurt ne rajone te ndryshme te botes. »

Ky vit ky jubilar i Intepolit, koincidon edhe me 100-vjetorin e themelimit dhe funksionimit te kesaj organizate nderkombëtare policore. Ketu merre pjese edhe Shqiperia si anetare, ku po behet fjale edhe per Kosoven dhe shqiptaret.

Sa i perket anetaresimit te Kosovës ne Interpol sikur perfaqesuesit e Interpol-it shqiptar ne Vienë edhe vete Tirana zyrtare, por edhe ata nga Maqedonia Veriore si dhe autoritet nga Berna dhe ato kroate qe po marrin pjese ne Asamblene e sivjeme te Interpol-it kane deklaruar gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se do te lobojne dhe do t’i ndihmojne Kosovën ne rrugën e anetarësimit te saj ne Interpol, pasi do jete e gatshme te aplikoj.

Ju kujtojme se Kosova dy decenien e fundit, para ardhjes ne Qeveri Albin Kurti qe nga 2015 ka aplikuar kater here për anetaresim ne Interpol, sikur me rastin e fundit ne Duabai (2018) kur deshtoi për shkak lobimit dhe propagandes se egër serbe.

Asambleja e Përgjithshme e radhës e INTERPOL-it do të mbahet në nëntor të vitit të Ardhshëm në Skoci. Kosova ka aplikuar për anëtarësim kater herë, më 2015, 2016, 2017 dhe 2018 në dy raste nuk kishte arritur të futej në rend dite, ndërsa herën e fundit ishte tërhequr, në mungesë mbështetjeje.

Derniers articles