16 C
Berne
mercredi 18/09/2024

Shqiptarja nga Kosova sërish drejt rekordit të ri të Guiness me flamurin gjigant kuqezi në origami të prezentuar me 28 Nëntor

Flamuri gjigant kuqezi, i punuar në detajin më të vogël nga Arbnora Fejza-Idrizi synon të hyjë në librin e rekordeve botërore Guiness. Gruaja shqiptare me shami nga Guinness World Records due uruar te gjithe shiptarët ne trojet etnike dhe diaspore – Diten e Flamurit, thote për gazeten zvicerane ne shqip le canton27.ch se: Mbulesa eshte liria ime qe ma garanton OKB!

Po e nis këtë shkrim duke u thirrë në teorinë fillozofike të fillozofit francez, Zhan Zhak Ruso i cili thotë-‘’Njeriu lind i lirë dhe është e drejt e tij të zhvillohet i lirë,andaj do ishte e drejt ta merrni edhe mendimin tonë të arsyshëm për mbulesën,ajo është është liria ime të cilën zhvilloi aktivitetin tim si ponëtore,edukatore,shkencrtare pa ia cenue askujt të drejtën e tij apo asaj.

Këtë mendim e arsytoi edhe me aktivitetet e mia që fal ideve të shëndosha arrita të jem disa herë rekordmene në librin e Ginisit,duke ia sjell mirënjohet vendit tim Kosovës së dashur,dhe për këtë të drejtë po e ceki Albin Kurtin i cili thoshte ,prej 2011 ne kemi pasur të qartë mendimin tonë që ne jemi kundër ndalimit të bartjes së mbulesës.Pra ne nuk do ta pengojmë një vajzë që të shkollohet apo një vajzë që jep mësim në sistemin arsimor « .

Me 120 mijë letra origami e shtrirë në 130 metra katror Arbnora, finalizoi për një muaj njërin ndër projektet më të rëndësishëm për jetën e saj

Derisa, dëshira e madhe e Arbnorës ishte që ky flamur të shtrihet në kryeqytetin e Kosovës.

Kujtojmë se në të kaluarën, me artin e letrës origami, Arbnora Fejza-Idrizi ka hyrë në librin Guinness për herë të parë në vitin 2018 me lulen më të madhe në botë prej 8,7 metrash, derisa vazhdojë me rekorde edhe në vitin 2019 me vazon më të madhe prej letre, me një lartësi 2,73 metrash dhe gjerësi 2,38 metra, në të cilën paraqiti në miniaturë flamujt e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kurse për herë të tretë, pjesë e rekordit botëror me artin origami u bë në 2021 me flamurin shtetëror të Kosovës në përmasa prej 1 mijë e 216 metrash katrorë, ndërsa në muajin nëntor ajo në vendlindjen e saj synon një rekord tjetër me flamurin kombëtar shqipëtar.

Derniers articles