19.6 C
Berne
samedi 7/09/2024

KQZ në Bujanoc: Zgjedhjet lokale kanë përfunduar, fitues është Fronti për Ndryshim. Perveq Preshevës edhe Bujnoca në duar të shqiptarëve

Bujanoc, 29 qershor -Me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale në këtë komunë, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Bujanoc shpalli përfundimin e procesit zgjedhor ku Listat shqiptare kanë gjithsej 26 këshilltarë, lista serbe 13 dhe lista rome dy këshilltarë, që do të thotë se shqiptarët mund të formojnë edhe një herë një qeveri monoetnike. Pra, perveq Preshevës edhe Bujnoca në daur të shqiptarëve, njfton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Në parlamentin e ardhshëm komunal, Fronti për Ndryshim do të ketë tetë mandate këshilli, Lëvizja për Progres Demokratik shtatë, SNS shtatë, Partia Demokratike gjashtë, Partia për Veprim Demokratik pesë mandate, Grupi i qytetarëve « Dr. Dejan Stojanoviq Meçe – Zgjidhni të Ardhmen” pesë, Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit (Romë) dy dhe lista e Ndryshimeve tashmë një vend këshilltari.

KKZ-ja ka shtatë ditë nga publikimi i rezultateve përfundimtare për të nxjerrë vendime për ndarjen e mandateve të komisioneve, dhe kryetari

Kuvendi komunal në mbledhjen e mëparshme është i obliguar që 10 ditë pas miratimit të vendimit për ndarjen e mandateve të këshillit të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit komunal. Partitë politike që kanë hyrë në parlamentin lokal pritet që në seancën konstituive të shpallin nëse kanë siguruar shumicën për formimin e qeverisë në Bujanoc.

Derniers articles