Prishtinë, 20 maj -Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas vizites ne Tiranë dhe 48 ore para vizites ne Zvicer është kërcënuar me jetë. Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, njofton korrespeondenti i gazetes zvicerane ne shqip në Prishtine LeCanton27.ch
Osmani është kërcënuar me anë të një e-maili të dërguar në e-mailin zyrtar të Presidencës.. Në fotografinë e mëposhtme mund të shihni mesazhin e dërguar në drejtim të adresës elektronike të presidencës:
“Kërcënimi është dërguar në e-mailin zyrtar të Presidencës. Kercnime te tilla ka vazhdimisht zn.Osmani ”, thuhet nga presidenca.
Këshilltari për media i Presidencës, pas kërcënimit që mori presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se « kërcënuesit nuk po përballen me drejtësinë, ndonëse ky nuk është kërcënimi i parë ndaj presidentes. », citon gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Kjo klimë e rrezikshme nxit të tjerët të ndjekin të njëjtin model të dhunës. Do perkujtuar se kercnime te tilla dhe atentate te deshtuara kane pasur edhe ish-presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova dhe kryministi Albin Kurti.
Gazeta Zvicerane ne shqip LeCanton27.ch duke ju referuar burimeve te OKB-së dhe KFOR, përkujton se pas luftes ka pasur disa vrasje me motive poltike, madje edhe gazetare dhe komandant te UCK-së, përkrahes te arkitektit te pamvarësisë së Kosovës Ibrahim Rugova. Ne Kosove edhe pas 17 vitesh pamavresie ende nuk funksionon shteti juridik.