20.7 C
Berne
mercredi 8/04/2026

Hashim Thaci lajmin e pare për marrëvshjen e Rambujes ja kishte dhënë gazetës kombëtare Bota sot me 24 shkut 1999

BISEDË ME HASHIM THAÇIN, KRYESUES I DELEGACIONIT KOSOVAR NË KONFERENCËN E RAMBUJESË

NUK KEMI ARDHUR NË RAMBUJE TË NËNSHKRUAJMË
KAPITULLIMIN E KOSOVËS

Kështu deklaroi sot për redaksinë tonë kryesuesi i delegacionit kosovar në Konferencën e Rambujesë z. Hashim Thaçi. Qëndrimet tona ndaj ardhmërisë së Kosovës ishin të qarta: nuk kemi ardhur këtu për të nënshkruar kapitullimin!

Nga i dërguari ynë special në Rambuje / Nefail MALIQI

Vetëm pak orë para nënshkrimit të parapare të marrëveshjes në mes delegacionit shqiptar dhe atij serb, pas bisedimeve 18 ditëshe në Rambuje, biseduam me kryesuesin e delegacionit kosovar z. Hashim Thaçin kryesisht rreth procesit të bisedimeve të konferencës, qëndrimin e palës shqiptare rreth statusit të ardhshëm të Kosovës. Megjithëkëtë mbetur vetëm edhe pak kohë që të dihej për fatin e bisedimeve të Rambujesë mes Prishtinës dhe Beogradit, Thaçin e…

THAÇI: NUK KEMI KURRËFARË MOSMARRËVESHJE ME ZOTIN RUGOVA !

Sa i përket bashkëpunimit mes anëtarëve të delegacionit tonë në këshjellë, jemi shumë unik në realizimin e qëllimeve tona drejt pavarësisë së Kosovës, tha z. Hashim Thaçi. Bile, sipas tij, ky bashkëpunim është për “mësyshë”… dhe tjetër është ajo se çfarë shkruajnë gazetat për gjoja mosmarrëveshje…

Hashim Thaçi: bashkëpunimin e anëtarëve të delegacionit shqiptar dhe unitetin e tyre në Rambuje do ta dëshmojë e nesërmja

…pyetëm se cili është disponimi i delegacionit shqiptar në këshjellë në këtë drejtim. Hashim Thaçi, duke u përgjigjur në pyetjen tonë, nuk jep përshtypje të optimizmit por as të pesimizmit, por siç u shpreh ai ditën e sotme e pret me një optimizëm relativ.

Hashim Thaçi, po ashtu, duke bërë fjalë rreth angazhimit intensiv dhe bashkëpunimit të anëtarëve të delegacionit shqiptar në këshjellë, na tha se “qëndrimet tona i kemi prezentuar qysh në ditët e para, se delegacioni ynë nuk pranon kurrëfarë nënshkrimi të marrëveshjes pa një garanci ndërkombëtare, përmes një faze kalimtare, që do t’i printe pavarësisë së Kosovës…”.

Në bisedë e sipër z. Thaçi shprehet tejet i vendosur rreth qëndrimeve unike sa i përket ardhmërisë së Kosovës. Sipas tij: “në këtu në Rambuje nuk kemi ardhur të nënshkruajmë kapitullimin e Kosovës”.

Këto qëndrime i shprehem edhe para diplomatëve dhe ushtarakëve botërorë me të cilët kontaktuam mbrëmë dhe sot në këshjellë na thotë në vazhdim Thaçi, duke përmendur këtu takimet e tyre me z. Klark, Olbrajt, Hill dhe ekspertë amerikanë…

Fundja, sipas Hashim Thaçit, këtu nuk kemi ardhur të bëjmë pazar me ardhmërinë dhe vullnetin e popullit shqiptar të Kosovës, të shprehur në referendumin e vitit 1991, për pavarësi. Se çfarë është bashkëpunimi mes anëtarëve të delegacionit shqiptar në Rambuje, Hashim Thaçi u shpreh se “bashkëpunimi në mes të gjithë anëtarëve të delegacionit kosovar është në një shkallë të lartë dhe pa dyshim jemi duke punuar unanimisht drejt realizimit të aspiratave të popullit tonë”.

Derniers articles