Hagë, 7 shkurt -Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë dhëne sot një sqarim përmes gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, lidhur me refuzimin e kërkesës së Hashim Thaçit për ta vizituar babanë e tij, Haxhiu Thaçin, i cili për shkak të shëndetit të tij.
“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur të bëjnë kërkesa për vizitë paraburgimi në Kosovë tek Paneli ose Kolegjet kompetente të gjyqtarëve, kur ka arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët përkatës vendosin për çdo kërkesë të tillë, bazuar në informacionin e dhënë në momentin kur bëhet kërkesa. Në kohën kur kërkesat e zotit Thaçi janë bërë më 28 janar, gati dy javë më parë, siç pasqyrohet në kërkesat, rrethanat e babait të z. Thaçi ishin ndryshe nga ato që raportohet sot në media”, ka deklaruar për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch përfaqësuesi i Dhomave të Specializuara të Kosovës z. z.Michael Doyle.
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se deri më sot, kanë lehtësuar 12 vizita të paraburgimit në Kosovë për të paraburgosurit për arsye detyruese humanitare, duke përfshirë dy vizita nga Hashim Thaçi.