12.2 C
Berne
lundi 16/09/2024

Greqi, një shqiptar ne Selanik tentoi të mbyste ish-gruan e tij, një ditë më parë i çoi fëmijët në det dhe…

Një burrë (41), i cili fundjavën e kaluar u grind me ish-bashkëshorten (35) e cila drejtonte një motoçikletë në Selanik dhe më pas e kapi per fyti  dhe e kërcënoi se do ta vriste, do të ndiqet penalisht për vrasje të mbetur në tentativë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, duke ju referuar burimeve te policise greke.

Shqiptari: U tha fëmijëve se do të vriste nënën e tyre

I akuzuari eshte nga Shqipëria është paraqitur në prokurori publik, ndërsa ndaj tij më herët është bërë kallëzim penal për shkak dhunes ne famlje. Sqhiptari tashmë akuzohet për tentativën e vrasjes së ish-bashkëshortes dhe pasi pranoi krimin, ai u la i lirë për t’u mbrojtur, por me kushte shtrënguese.

Sipas informacioneve të publikuara nga media greke “Prototema”, një ditë para sulmit ndaj ish-bashkëshortes, dhunuesi ka shkuar në det me katër fëmijë të mitur dhe aty i ka njoftuar se do të vriste nënën e tyre.

« Unë do të vras ​​nënën tuaj, por nuk do t’ju mungojë asgjë.. » u ka thenë babai i fëmijeve

Ish-gruaja e tij beson se kërcënimet erdhën pasi ai nuk mundi ta kalonte faktin se jeta e tyre së bashku kishte përfunduar. Sipas mediave greke, gruaja ka dashur të vazhdojë të jetojë e vetme me fëmijët, gjë me të cilën ish-bashkëshorti nuk ka mundur të pranonte nje gje te tille.

Derniers articles