12.2 C
Berne
lundi 16/09/2024

Gazetarja e Euronews, Esmeralda Mulaj per takimin e Brukselit: Të tre fituan, Vuçiq, ujk i veshur si qingj, Kurti i bëri me dije se nuk do bashkëpunojë me Vuçicin

Gazetraja Esmeralda Mulaj e ftuar në Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania tha se të tre politikanët fituan dje nga takimi trepalësh.

Sipas saj, Vuçiq shfaqi dhe një herë propagandën ndërsa Kurti i bëri me dije qytetarëve që ai nuk do të bashkëpunojë me Vuçiqin.

Kam përshtypjen që të tre fituan. Fitoi Borrell sepse po ikën nga detyra dhe sot thotë ja i bashkova dhe një herë palët në Bruksel, prej kohësh nuk diskutonin. Fitoi Vuçiq, sepse dhe një herë shfaqi propagandën e tij se dhe një herë ai do jetë gati për diskutim, pra atë lëkuren e qingjit veshur tek ujku. Kurti nga ana tjetër ju tha të vetëve që unë nuk bëjë kompromis, është e mbyllur, unë nuk ulem me Vuçiq”, tha Mulaj.

Sipas saj ajo çfarë ka ndikuar që takimi të mos zhvillohej është fakti që një ditë më parë u zgjodhën emrat e komisionit Evropian.

“Sa i përket takimit trepalësh unë mendoj që ata kanë rënë dakord, por fakti që dje u lajmëruan se është rënë dakord për emrat e rinj që do të përfaqësojnë Komisionin Evropian, mendoj kjo e ka tërhequr Kurtin”, tha ajo.

Derniers articles