Shkup, 1 mars –Dje dite e xhuma, pak ore para Ramazanit, gazetaret botror (OKB) vizituam Xhamine e bukur (te larme) ne Tetove qe kishte nje histori interesante, xhami kjo e ndihmuar pos nga shqiptaret edhe nga amerikanet. Ajo duhet te jete ne mbrojtje te UNESCO-s, shkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Pas nje vizite ne vitin e kaluar ne Kosovë me rastin e 16-vjetorit të pamvareisë, dhjete gazetaret nderkombetar (OKB) nga Gjeneva po zhvillojne një vizite të radhës pesë ditore ne Maqedonine Veriore. Qe nga dita e marte (25 shkurt..) ne Maqedonine Veriore po qendronë nje delegacion prej dhjete gazetarësh boteror, perfaqesues të mediave prestigjioze ne OKB, per t’u njohur me perseafermi mbi realitetin, rrespektivisht mbi situaten aktuale, zhvillimet politike dhe ekonomike si dhe bashkejetesen ne kete republike ish-jugosllave. Dje dite e xhuma, pak ore para Ramazanit, gazetaret botror (OKB) vizituam Xhamine e bukur (te larme) ne Tetove, njofton nga Tetova gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Gjate kesaj vizite te gazetareve boteror ne Shkup me moton «Maqedonia Veriore 33 vjet shtet, integrimet, afer apo larg BE-se » kane takuar dhe do te takojne krere te shtetit, ambasadoren e Zvicres, kryetarë komunash, lidere te nacionaliteve nga opozita, analiste, akademike shqiptare dhe maqedonasë dhe shqiptare, njerez nga kultura, biznesi etj..
Kjo eshte xhamia e Larme e Tetoves e ndertuar ne vitin 1495 me 30.000 vezë qe e vizituam dje me koleget, qe mahniti gazetaret boterore (OKB) nga Gjeneva
Xhamia e Larme, e njohur edhe si Xhamia e Pashës, është një xhami në Tetovë, e ndërtuar për të parën herë në vitin 1495 dhe e rindërtuar më vonë në vitin 1833 nga Abdurrahman Pasha.
Rreth saj gjenden edhe objektet e tjera të arkitekturës fetare islame dhe civile, të rëndësishme për vlerat estetiko-artistike dhe për vulën historike që mbajnë.
Hyrja kryesore në oborrin e xhamisë është në anën perendimore, por ekzistojnë edhe dy hyrje të tjera, njëra në anën jugperendimore e tjetra në anën veriore. Forma e sotme arkitektonike dhe dekorimi janë krijuar në gjysmën e parë të shekullit XIX, (1833/34), nga ana e Abdurahman Pashës.
Xhamia e Larme në brendi ka formë të katrorit , salla e lutjeve ka vëllim unik dhe është e mbuluar me kube, e cila ndriçohet me 30 dritare të vendosura 15 poshtë dhe 15 lartë. Ajo që e bën më tërheqëse është sidomos dekorimi i saj muror shumë i pasur. Dekorimet e enterierit dhe të mureve të eksterierit pasqyrojnë një sërë motives gjeometrike dhe motive të florës me vlera të jashtëzakonshme.
Xhamia është ndërtuar më 1495 kurse e rindërtuar nga themeli dhe e zgjeruar më 1833 nga ana e Abdurrahman Pashës, biri i Rexhep Pashës, që janë mbrojtësit e Tetovës, të cilët kanë qenë edhe dashamirë të mëdhenj të artit. Të gjitha këto të dhëna i kuptojmë nga mbishkrimi i ruajtur mbi hyrjen në xhami si dhe nga nishani i varrit i cili ruhet në tylben ndërtuar në oborin e xhamisë.
Në tylben tetëanësore janë varrosur zonjat Hurshide dhe Mensure. E para ka vdekur më 1534. Për to supozohet se kanë qenë donatorë të xhamisë së mëparshme nga shekulli XV. Në afërsi të xhamisë gjendet edhe shatërvani, i cili ka pasur funksion të dyfishtë: për të marrë abdest para namazit dhe si zeshme për nevojat e popullatës së Tetovës.

Objekti paraqet një kompleks në vete, veçohet për nga vlerat e mëdha artistike dhe improvizimet e ndërtimit. Në skemën kompozicionale të saj përbëhet prej sallës së lutjeve, hajatit, minares, turbe, çezmë dhe nishane mbi varre, të gjitha këto të rrethuara me një mur oborri të ndërtuar me vrima me grila-mushebake, i cili është i mbuluar me tjegulla.
Xhamia shquhet për dekorin në fasadë dhe në interier, për këtë arsye ka edhe emrin Xhamia e Larme. Në atë dekorim të bujshëm piktoresk janë paraqitur motive gjeometrike dhe florale ku vihet në pah pasuria artistike, sidomos në pjesën e brendshme të xhamisë. Fasada e xhamisë karakterizohet me përpunim të veçantë dekorativ. Në dekoracionin e tremit në qendër gjendet ylli 6 këndor si dhe paraqiten ornamente të stilizuara gjeometrike dhe florale.
Dekoracioni i brendshëm është i veçantë dhe mbresëlënës, me ornamente të ndryshme në muret e brendshme që përfshijnë: buqete lulesh, gjethe të akantusit, kalavesh rrushi dhe 12 medaljone të pikturuara që përmbajnë 12 emrat e të dërguarve të Zotit.
Ndërsa në kube janë të paraqitur peisazhe piktoreske nga qytete të ndryshme përfshirë Stambollin, Venedikun, Mekën si dhe pamje nga xhami të ndryshme si: xhamia e Ethem Beut në Tiranë, Xhamia e Beqarëve në Berat. Gjithashtu janë paraqitur saraje, anije, fontana uji si dhe buqete lulesh. Për ndërtimin e xhamisë janë përdorur materiale si gëlqerja, allçia, druri, guri i përpunuar dhe tjegullat për çatinë.
I gjithë ly dekorim ka përbërje minerale dhe për realizmin e këtyre pikturave janë përdorur të bardhat e vezëve (30,000 vezë), gjaku dhe ngjyrat minerale. Me këto elemente dekorative xhamija është një kryevepër nga objektet me karakter fetar. Në pjesën dekorative mbizotërojnë kryesisht ngjyrat e ngrohta si: ngjyra oker, e gjelbër dhe ngjyra kafe. Kurse ngjyra e kaltër është përdorur shumë pak për arsye se përfitimi i saj ka qenë më i vështirë. Mihrabi dhe mimberi janë prej mermeri cilësor dhe gjithashtu janë punuar në stilin e barokut.
