8.7 C
Berne
vendredi 11/10/2024

Floriana Garo: Ftoj diasporën të votojë më 25 prill për ta cuar Shqiperinë drejt Europës!

Floriana Garo zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit. Bukuroshja, ish-misi shqiptar Floriana Garo e cila prej disa vitesh është zhvendosur për të jetuar në Tiranë, tashmë jo më si një figurë ekrani por me një rol në politikë

Bernë, 12 pril -Para se ta leshoj Zvicrën Floriana garo ne Gjenevë i ka dhënë nje inerviste eksluzive gazetes zvicerane në shqip Le Canton27.ch. Floriana Garo, prezantuesja e jon e njohur ne ekranet televizive, modele, dhe ish-Miss World Albania, sot zëdhënëse e fushatës së PD-së prmes kesja gazete zvicerane ka berë një thirrje të fortë për të gjithë të rinjtë shqiptarë. Garo i fton ata që t’mos largohen, kurse ata që jane jashtea vednit te kthehen ne vendlindje të bëhen pjese e procesve, pjese e ndryshimeve. Atdheu ju pret të votojmë për të sjellë ndryshimin e madh dhe ta bejme Shqiperine e Sami Frasherit – Zvicer te dytë!

Zonja Garo e cila është kthyer vetë nga Zvicra për të dhënë kontributin e saj për PD, thotë se « ka ardhur momenti që shqiptarët të vendosin për të ardhmen e tyre te ndertojme perpktovën tone këtu ku jemi, duke hapur vende te lira pune dhe te ndalim eksodin!.. » Sipas saj, në këto 8 vite Rama shpërndau premtime boshe dhe nuk bëri asgjë, përveçse detyroi qindra mijëra të rinj të largohen.

Floriana Garo zëdhënëse e PD-së: Viti 2020 do jet vit i ndyrshimeve, vit i shqiptareve në ballkan  

No description available.

Floriana Garo ne kete interviste per gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch thotë se « të rinjtë shqiptarë s’mund të shohin shpresë vetëm rrugëve të Europës, por të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri. Ajo i fton ata të mos ikin, por të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri, me kryeministër Lulzim Bashën, bashkë me të cilin do të sjellim ndryshimin dhe do të bëjmë të mundur anëtarësimin në Bashkimin Europian. »

* E nderuar Floriana Garo, meqë jeni zëdhense e PD-së nje parti te madhe demokratike, fillimisht na thuani cfare do te thote te jesh zëdhënese e nje partie kombëtare qe ne vitin 1990 me perkrahje te SHBA-ve e deboi komunizmin nga Shqiperia?

Floriana Garo: Nje eksperience shume e vecante. Une e kam vleresuar gjithmone partine demokratike per vlerat e lirise dhe demokracise qe mbart. Une vete kam zhvilluar parime te djathta gjate viteve te mia te studimeve ne Shtetet e Bashkuara Te Amerikes per marrdhenie nderkombetare. Kam patur rastin si moderatore televizive ne te shkuaren, ti takoj nga afer lideret dhe ekipin e partise demokratike ne Shqiperi ne vite, ndaj ndihem shume e vleresuar dhe me fat qe te jem ne mes tyre, teksa jap kontributin tim ne imazhin e fushates dhe percjelljen e mesazheve dhe programeve te kesaj partie ne rolin e zedheneses.

* Nuk kane mbetur edhe dy jave qe na ndajne nga zgjdhjet ne Shqiperi. Si po shkon fushsta?

Floriana Garo: Ne ndjejme entuziazem te jashtezakonshem kudo qe shkojme dhe me te gjithe qe takojme. Entuziazem per ndryshimin qe na pret pas 25 Prillit. Ne kemi ndertuar nje fushate pozitive e plot shprese per te gjithe. Po shpalosim vlerat e partise demokratike, po tregojme programin te ndertuar me kujdes ne bashkepunim me eksperte nderkombetare, nje program qe do te ndryshoje te ardhmen e Shqiperise e qe do na coje drejt Europes.

Nga Zvicra në Shqipëri: Moderatorja Floriana Garo, zëdhënëse e fushatës së PD-së

No description available.

* Mund te na thoni ne disa pika për programin e partise dhe prioritet e qeverisë se ardhshme pas 25 prillit?

Floriana Garo: Partia Demokratike do te ule taksat ne 9% per te ardhurat personale mbi 30’000 L ne muaj dhe ne fitimet mbi 14 milione leke ne vit per bizneset.

-Do te heqim taksen e panevojshme te karburatit – 24L/liter
-Do te ndertojme programe edukative pas shkollore per femijet ku perfshihet ushqimi ne menyre qe prinderit mos shqetesohen per vendndodhjen e femijeve te tyre.
-Partia Demokratike do te jape bursa te plota per 90% te studenteve nga familje me te ardhura me pak sesa 64 mije Leke ne muaj.
-Ciftet do te perfitojne 3 mije leke ne muaj per cdo femije qe lind per 5 vitet e para te jetes.
-5 mije cifte te reja do te perfitojne nga subvencioni i plote i interesave per kredine e shtepise se tyre te pare.
-100 milione euro financim rekord nga buxheti i shtetit per fermeret.
-110 mije vende te reja pune nga permiresimi i klimes se biznesit dhe investimet e huaja.

* Sikur Kosova edhe Shqiperia ka nje diapore te vyeshme dhe te fuqishme. Cli do te ishte mesazhi drejtuar diaspores shqiptare, apo a jane gati edhe ata për ndyrshime, si ne Kosovë?

Floriana Garo: Kam vene re se ne diaspore shqiptaret e mbeshtesin Partine Demokratike me shume sesa cdo parti tjeter. Kush me mire sesa ata qe jane larguar drejt perendimit mund ta vleresoje nje synim per tu futur ne BE sic kemi ne? Kush me teper e vlereson lirine e demokracine qe shqiptaret kane synuar te gjejne gjetke ne bote, sepse nuk kane patur mundesi ta gjejne ne vendin e tyre te dashur… Une do ti lutesha te gjithe diaspores tone qe te na mbeshtesin ne imazh e te flasin per ndryshimin qe i duhet Shqiperise. Dua ti bej thirrje te gjithe atyre qe jetojne jashte vendit, nese kane edhe shtetesi Shqiptare, te presin nje bilete e te vijne te votojne Partine Demokratike me 25 Prill. Jam e bindur qe te gjithe e duan Shqiperine te lulezoje. Le ta japin te gjithe kontributin e tyre!

No description available.* Keni jetuar në Gjenevë. Si e late kete qytet te bukur nderkombëtar, sigurisht për PD-ne, për dite me te mira, për ndryshime qe e presin Shqipërinë?

Floriana Garo: Asnje qytet ne bote nuk eshte me i bukur sesa qyteti yt i femijerise. Une tani jetoj mes Tiranes dinamike dhe qytetit tim te lindjes, Durresit bregdetar e plot diell. Por qytetet e Shqiperise kane shume per te permiresuar… Gjeneva, ku une kam jetuar thuajse 4 vjet, eshte nje vend i jashtezakonshem; per mua, nje model sesi nje qytet duhet te jete: me rregull, pasterti, parqe te mrekullueshme, e nje sistem transporti publik fantastik. Si Parti Demokratike, ne synojme perendimin dhe futjen ne Bashkimin Europian sa me shpejt, ndaj modeli i qyteteve Zviceriane eshte modeli i duhur per ne per te ardhmen e vendit tone.

* Diaspora e Shqiperise nuk ka te drejte te votoje jashta vendit, ne zgjedhjet parlamentare te 25 Prillit.

Floriana Garo: E vertete. Fatkeqesisht, cdo shqiptar me shtetesi shqiptare ne diaspore i duhet te vije fizikisht ne Shqiperi per te votuar me 25 Prill. Une do t’i lutesha te gjitheve atyre qe kane mundesi, te vijne e te vendosin per fatin e vendit tonë! per te bere ndryshime ne jeten tone dhe fmeijeve tane, per te hapur vende te lira pune, duke ndalur eksodin dhe për ta zhvilluar dhe ndertuar bashkarisht venid tone, Ftoj diasporen te votoje me 25 prill per ta cuar Shqiperine drejt Europës, për ta bere Shqiperine e sami Frasherit – Zvciren e dyte ne Evropë!No description available.

Derniers articles