4.6 C
Berne
samedi 21/12/2024

Edhe mediat e Kosovës, si në Serbi kanë filluar të përdorin terma pezhurativ. Serbëve ju thonë “shkie”…A u nxiten nga një ministër i Vucicit?

Foto ilustim nga gazetat serbe (Screen)

Bernë, 13 prill  -Edhe pse u bënë 22 vjet nga lufta e pergjakshme ne Kosovë, nga bombardimet e NATO-s askush nuk mori mesim. Duket se vetem ne kete pjese te Evropës (Serbia dhe Kosovë) nuk mesojne nga gabimet e tyre, por nxiten nga gabimet dhe prvokimet e tyre, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Themi keshtu sepse, sikur Serbi edhe në Kosova ende vazhdon lufta dhe urrejtja mes veti. Lufte kjo e cila dje behej me kalashnikov sot ata e bjene permes fjalëve fyese apo propagandes qe i hasim cdo dite ne mediat e tyre.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa vitin e kaluar pati njoftuar se padia është ngritur për shkak të “gjuhës së urrejtjes” përkatësisht përdorimit të termit pezhorativ “siptari” nga ana e ministrit serb Vulinit.

Nuk kalon jave që të mos hasësh në mediat shqiptare në Kosovë qofte ne gazeta por edhe ne TV, sidomos ne përjetor të te zhdukrve, krimeve dhe masakrave, t’mos e perdorin fjalën «shkie» ne vend të serbëve. Vitin e kaluar ne TV Klan Kosva (te Baton Haxhiut) fjalen « shkie » e perdori një imam i njohur shqiptare i Kosovës, ku gazetari ketij tv kerkoi nga hoxha te kërkoj falje, por ai nuk e beri, duke i thëne gazetarit « te kerko falje nese nuk te kane vrare askend shkiet ne fmialje, e une nuk i kerkoj falje e di pse.!.. »

Gjithecka nisi nga fyerjet raciste te ministrit të Vuciciti cilia sot ka nxitur shqiptaret qe mediat e tyre ne Kosovë serbet t’i quajnë « shkie » 

Përdorimi i fjalës « siptari » ne vend te asaj shqiptar dhe përdorimi i fjalës « Shkie » ne vend të serbëve te len te mendosh, se serbet dhe shqiptaret e Kosovës jo që jane shume larg pajtimit, por edhe procesi i dialogut do te vazhdoje edhe per shumë vite.

Përdormi i fjalës « Shkie » ne mediat kosovare pas luftes nuk eshte pare ne media, sepse ne Kosovë kishin mbi koke OSBE-ne dhe UNMIK-u dhe kush perdorte nje term te tille pezhurativ qe konsiderohej fyese dhe nxitje për urrtejetje, denohej me gjoba. Por nje gjuhe e tille fyese ndaj shqiptareve ne mediat serbe, kurre nuk eshte eshte denuar edhe pse ne Beograd gjenden OSBE.

Përdormi i fjalës « Shkie » vend të serbëve ne mediat kosovare dhe nder shqiptaret jo vetëm ne Kosovë por edhe ne Luginen e Preshevës ka marrur hov te predoret me të madhe qe nga fuindi i vitit te kaluar, kur një minister i Qeverise serbe te Vucicit e perdori termin « siptari » për shqiptarët, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Mirëpo, termin « shqiptari » të përdorur nga Aleksandar Vulin nuk e ka parë si ofendim Gjykata e Lartë në Beograd. Pasi, kjo e fundit e ka hedhur poshtë padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar ndaj ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vullin.
Ndërsa deputeti shqiptar, Shaip Kamberi gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch i ka deklaruar se « refuzimi i gjykatës për të shpallur fajtor Vulinin i ka dhënë tashmë edhe fuqi juridike institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes, mos durimit dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve.. »

Fyerjet e Serbisë nuk janë diçka e re ose e befasishme, mirëpo derisa ata kanë pranuar të bëjnë dialog me Kosovën, duhet të fillojnë ta pranojnë të vërtetën dhe të mbarojnë së ofenduari.

Nuk kalon  dite që të mos hasësh në mediat serbe, sidomos ato bulevardeske, shpifëse dhe ultranacionaliste fjalën «šiptar». Shumica e këtyre mediave janë nën kontrollin e regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili në vitet ’90 ka qenë ministër për Informata i Sllobodan Millosheviqit. Tani Gjykata e Lartë në Beograd ka marrë një vendim të rëndësishëm kundër përdorimit të fjalës «šiptar». Shprehejn « siptari » me se shpeshti e hasim në mediat rusofile si ne « Pravda », « Sputnik », « Kurir », « Informer » dhe « Srbija Danas »…

Ishte ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili muaj më parë pasi ishte zgjedhur ministër në qeverinë e re të udhëhequr nga partia e Aleksandar Vuçiqit, në mediat në gjuhën serbe, ai nuk harroi të flasë për shqiptarët duke ofenduar rëndë, madje në mënyrë pezhorative duke përdorur termin “shiptari”.

Ndaj këtij vendimi të Gjykatës së Beogradit, kanë reaguar edhe zyrtarët shtetëror të Kosovës, kandidatë të ndryshëm për deputetë, ish-ambasador të Kosovës, analist, etj., të cilët e dënuan ashpër këtë vendim dhe kërkuan reagim të menjëhershëm nga institucionet dhe organizatat ndërkombëtare.

Gjykata e Beogradit e pranon: “Šiptari”- fjalë fyese!, denojne mediat por jo edhe Vulinin?!

Ernest Sagaga, përgjjegjës nga Federata Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) dhe Olivier Basile, përgjegjës i “Reporterët pa kufij” me seli në Bruksel i kane deklaruar gazetes zvicerane ne shqip “Le Canton27.ch” se « nuk e kuptojme Serbine dhe Kosovën se mund te avancojne drejt BE-së nese ne emdiat e tyre ende perdoret gjuha fyese dhe e urrejtjes, si ne kohen e Milosheviqit. Procesi i dialogut ne Bruksel për cfare ju sherben . Ne i kemi shkruar Beogradit që mediet serbe të ndalin fyerjet ndaj shqiptarëve me termin “siptari”.. »

Ne Bruksel viteve te fundit nga lideret serbe dhe kosovar (Vucic dhe Thaci) kekrohej korrigjimi i kufijve. Si mund ta bejne korigjimin e kufijve keto dy vende, kur ato nuk jane ne gjendje ta korrgjuojne gjuhen e tyre duke fyese ne mediat e tyre. Si eshete mujndur qe para hundëve të OSBE-së te fyhen shqiptarët me « siptari » si në kohën e Miloshevicit?!

Termi “Shiptar” konsiderohet politikisht i pasaktë dhe ofendues në gjuhën serbe për anëtarët e nacionalitetit shqiptar. Gjithashtu, për të thirrur një serb “Šiptar”, sipas qendrimeve të gjykatës, është i njëjtë me atë që shënon dikë që lufton kundër interesit kombëtar (“Termin “Šiptar” se smatra politicki nekorektnim i uvredljivim sadržajem u srpskom jeziku za pripadnike albanske nacionalnosti. Tako?e, nazvati nekog Srbina “Šiptarom”, prema stavu suda, isto je kao i ozna?iti nekog ko se bori protiv nacionalnog interesa”)

Do ishte mire qe te mbahet nje kongres i mediave, ne te cilen do te merrinin pjese drejtore, redakore e gazetare të mediave serbe dhe kosovare dhe te dalin me nje vendim, marrëvshje te perbashket për mos perdorimin e fjalëv pezhurative ne mediat e tyre, për te mos hasmuar keta dy popuj ashtu keshtu qe po jetojne ne nje situate frazhile si ne Luginen e Presheves ashtu edhe ne Veriun e Kosovës cka qytetaret kane me se paku faj te cilet kane nevoje per bashkejetese dhe jo për provikime me fjale fyese dhe pezhurative te cilin fjalor e kemi degjuar vetme ne kohen e regjimit diktatorial te Sloboda Miloshevicit.Kurir - Broj 934 - 10. sep 2016. - Novinarnica - Sve novine na jednom mestu!

Derniers articles