Lamtumirë Papa Françeskut i cili ishte militant i fjales se lire, paqes dhe humanizmit. Gjate tere jetes ishte ne shërbim të njerëzimit deri ne diten e fundit te jetes se tij
Ai i deshi shumë njerëzit dhe paqen për të cilat kemi nevojë më shumë se kurrë…Ai kishte reaguar disa here per liri dhe paqe ne Kosove ashtu edhe per Shqiperine tone te trazuar.
Dodë Doçi eshte biznesmeni dhe himanisti shqiptar eshte shiptari qe e. Jihet per se aferminPapen te cilin e jishte tajuar ne Vatikan. Gjate ketij takimi te fundit te Papes me z.Doçi me te cilin duke biseduar per Shqiperine dhe Kosoven ishin lutur per shqiptaret per dite me te mira te cilet e meritojne si nje popull i lashte dhe liridashes, shkruan gazeta zviceranevne shqip Le Canton27.ch
Dodë Doçi: Dedikim për Shenjtërinë e Tij, Papa Françesku (Me rastin e ndarjes së tij nga jeta)
Sot, zemrat tona janë të mbuluara me dhimbje, por edhe me mirënjohje të pafund,
për jetën, fjalën dhe veprën e Papës Françesku — bariut të përulur të paqes,
njeriut që mishëroi mëshirën, dashurinë dhe shpresën në një botë shpesh të trazuar.
Ai nuk ishte thjesht Papa i Kishës Katolike,
por një at shpirtëror i njerëzimit, një zë i qartë i të pambrojturve, i të harruarve,
një shembull i gjallë i thjeshtësisë, urtësisë dhe guximit për të ndërtuar ura mes zemrave.
Për ne, bijtë e tokës së Nënë Terezës, ju mbeteni përgjithmonë figura që vulosi një moment të pavdekshëm,
kur shenjtëroi misionaren tonë të paqes dhe e ngriti përpara syve të mbarë botës si shenjtore të dashurisë së Zotit.
Lamtumirë, Shenjtëri!
Trashëgimia juaj do të jetojë në zemrat e njerëzve të mirë,
fjala juaj do të mbetet dritë për brezat që do të vijnë,
dhe lutjet tona do të shoqërojnë shpirtin tuaj drejt dritës së përjetshme.
- Pusho në paqe, bari i paqes!
Faleminderit që jetove mes nesh.