23.6 C
Berne
mardi 24/06/2025

Dje kunder Miloshevicit, sot kunder Vucicit, Zvicra në mbështetje: Tubimet e solidaritetit me studentët në Serbi

Bernë, 3 mars -Protestat masovike dhe maratonike te studentëve ne Serbi tashme kanë dalur edhe jashte kufijve te Serbisë. Ky solidaritet eshte zgjeruar edhe ne disa qendra te Zvicres deh Gjermanisë. Protesta te tilla solidarizuese të zviceraneve me shqiptaret kishte edhe gjate okupimit te Kosoves, kunder regjimit kriminal te daktatorit serb Milosovic. Tubime te zviceranëve dhe serbëve dje dhe pardje kishte në Bernë, Lozanë dhe Cyrih ku morën pjesë qindra qytetarë, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch.

Në fundjavën e kaluar u mbajtën mitingje në sheshet qendrore të qyteteve në qytetet zvicerane në mbështetje të studentëve dhe qytetarëve të Serbisë që protestojnë kundër regjimit të presidentit Aleksandër Vuçiq, duke dërguar një mesazh solidariteti për demonstruesit.

“Solidarizohemi me qytetarët të cilët tash e katër muaj, në mbarë Serbinë, me guxim, me vetëdije dhe me standardet më të larta demokratike shprehin mospajtimin e tyre me autokracinë e një njeriu dhe me nivelin e lartë të korrupsionit që ka kapur shtetin dhe po prodhon viktima njerëzore”, kanë thënë ata në një mesazh të lexuar në mitingjet e solidaritetit në disa qebdra te Zvicrës

Në tubimet në Bernë, Lozanë dhe Cyrih morën pjesë qytetarë që jetojnë në Zvicër, me origjinë nga Serbia ose të lidhur me Serbinë dhe ish-Jugosllavinë.

“Ne i përcollëm publikut zviceran mesazhin se studentët serbë dhe të gjithë ata që protestojnë janë në anën e duhur të historisë, se kërkesat e tyre janë politikisht legjitime dhe të justifikuara, por edhe se situata në Serbi mbetet jashtëzakonisht e tensionuar”, thonë qytetarët.

Ata shtuan se për më shumë se një dekadë, miliona qytetarë serbë u dënuan me informacione që u vinin ekskluzivisht nga regjimi, përmes mediave dhe tabloideve pro-qeveritare të kontrolluara rreptësisht.

Ata gjithashtu përcollën mesazhin për publikun në Zvicër se regjimi në Serbi po përpiqet në çdo mënyrë të « frikësojë dhe hesht studentët dhe protestuesit, duke mos zgjedhur asnjë mjet ».

“Nga diskreditimi dhe shpifja publike, përmes represionit dhe survejimit nga shërbimi sekret, tek dhuna e drejtpërdrejtë, lëndimi fizik dhe presioni ndaj punonjësve në sektorin publik, veçanërisht në universitete dhe në arsim”. Megjithatë, përkundër kësaj, ose ndoshta pikërisht për shkak të saj, protestat vazhdojnë të rriten me shpejtësi”, thonë qytetarët në Zvicër.

Ata thanë se po bëjnë gjithçka që munden që zëri i tyre të dëgjohet në Zvicër, Evropë dhe në botë.

Derniers articles